Ekspertiza gjermane identifikon 7 profesionet nga Shqipëria të punësueshme në Europë

7 profesionet e para me të cilat qytetarët shqiptarë punësohen lirisht në vendet e BE-së, pa pasur nevojë për ritrajnime apo njohje të reja të diplomave, po negociohen.

Drejtuesja e projektit të ekspertizës gjermane pranë qeverisë shqiptare për Grupkapitullin 2, Blerina Raça, tha për RTSH në emisionin “Kuota” se rregullimi ligjor siguron që profesionistët e këtyre fushave të punojnë me të njëjtat të drejta si homologët e tyre europianë.

Shqipëria është duke bërë përparime për sa i përket përafrimit të legjislacionit. Janë shtatë profesione të rëndësishme: mjekët, infermierët, dentistët, farmacistët, mamitë (specialistet e lindjes), arkitektët dhe veterinerët. Në momentin që ne do të bëhemi vend anëtar, diplomat e këtyre shtat profesioneve do të njihen automatikisht,” tregoi znj. Raça.

Ndërsa bisedimet për këto profesione janë pjesë e “Kapitullit 3 – Lëvizja e lirë e shërbimeve”, i gjithë grupkapitulli është sfidë për të përgatitur Shqipërinë që të hyjë në tregun europian.

Tregu europian numëron rreth 465 milionë konsumatorë, 32 milionë kompani… Bashkimi Europian mban vendin e parë në botë për sa i përket tregtisë në shërbime,” tha drejtuesja e projektit të ekspertizës gjermane.

Integrimi europian është një proces konkret, personal dhe ekonomik. Njohja e ndërsjellë e profesioneve me Bashkimin Europian është një prej këtyre konkretizimeve./Entela KOMNINO,Rtsh.

Artikujt e fundit

PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

Një ndeshje jo si e mbrëmshmja edhe pse e...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Barazia gjinore, OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Konferenca Ekonomike mbahet më 16 dhe 17 maj

Mos e humbni këtë mundësi! Më 16-17 maj, Konferenca Ekonomike...

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë...

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Prezantohet Giro d’Italia 2025

Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të...

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën...

Më 12 maj do të promovohen dy vepra letrare të autorit Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër...

Mësuesi im

Nga: Arsim MULLIQAJ, Milano Rreze të arta të shkruara në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm