Edhe një Shqiptar, Doktor i Shkencave në Zvicër-Sukseset e mërgimtarëve vazhdojnë

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

Rinia shqiptare larg vendit të të parëve vazhdon të na bëjë krenarë me arritjet e saj në fusha të ndryshme, duke dëshmuar se suksesi nuk njeh kufij. Një tjetër emër i shquar që i shtohet listës së të rinjve të suksesshëm është PhD. Fatlum Ademi, i cili ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në drejtësi pranë Universitetit të Cyrihut në Zvicër.

Fatlum Ademi, me prejardhje nga Bujanoci, Lugina e Preshevës, vjen nga një familje e njohur intelektualësh. Gjyshi i tij ka qenë një ndër gjyqtarët e parë në Luginën e Preshevës, ndërsa prindërit e tij, të cilët prej vitesh jetojnë në Zvicër, kanë investuar në edukimin e fëmijëve të tyre. Lajmin për këtë arritje e konfirmoi babai i tij, z. Levent Ademi, i cili aktualisht ndodhet në Bujanoc. Në një bisedë me të, ai shprehu emocionet dhe krenarinë për birin e tij, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim akademik.

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi e përparimit të brezave të rinj shqiptarë në mërgim. Rinia jonë po korr suksese në akademi, shkencë, biznes, art dhe sport, duke dëshmuar se shqiptarët jo vetëm që integrohen, por edhe shkëlqejnë në vendet ku jetojnë. Edukimi dhe përkushtimi po bëhen themeli i fuqizimit të komunitetit tonë në mërgim.

Suksesi i Dr. Fatlum Ademit është një mesazh frymëzues për të gjithë të rinjtë shqiptarë: me punë, përkushtim dhe vullnet të fortë, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

Së shpejti do të sjellim një portret të detajuar dhe një intervistë ekskluzive me PhD. Fatlum Ademin, ku ai do të ndajë më shumë për rrugëtimin e tij akademik dhe ambiciet e tij për të ardhmen.

Urime PhD. Fatlum Ademit dhe të gjithë të rinjve shqiptarë që me arritjet e tyre po e bëjnë kombin tonë më të njohur dhe më të respektuar në arenën ndërkombëtare. Suksese të mëtejshme!

SAM24.info

Artikujt e fundit

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm