E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve të kampionatit Botëror 2026 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” në datën 7 qershor dhe më pas në datën 10 qershor kuqezinjtë do të kenë edhe ndeshjen e katërt të grupit, atë ndaj Letonisë në fushën e këtyre të fundit. Djemtë e Sylvinhos kanë një humbje në Angli dhe një fitore ndaj Andorrës në Tiranë.

Ka shumë kuriozitet mbi listën kuqezi për lojtarët që do të grumbullohen, kjo nisur edhe nga dy sfidat delikate kuqezi dhe që mund të ndikojnë në fatet e grupit.

Shumë emra në listë, por edhe nga ata që presin me padurim një thirrje kuqezi dhe pse mund të jenë të tunduar nga ftesa të tjera. Sipas asaj që ka mësuar Telesport, një emër mbi të gjitha: Dardan Shabanhaxhaj. Duke parë emrin kuptohet qartë origjina e sulmuesit 24 vjeçar që aktivizohet në kampionatin rus të futbollit, me ekipin e Mirlind Dakut, Rubin Kazan. Dardani është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Austri dhe ka pasaportën e këtij vendi, përveç se kombësinë kosovare. i rritur profesionalisht në Austri te GAK dhe Sturm Graz, më pas kalimi në Slloveni te Mura i dha edhe mundësinë të konfirmohej deri sa erdhi trampolina në Rusi te Rubin Kazan, një transferim 1.2 mln euro.

Aktualisht sulmuesi shqiptar, që mund të bëjë disa pozicione në fushë, si qendër, i majtë por edhe si mesfushor sulmues, ka shënuar këtë sezon 5 gola dhe 2 asist, duke u aktivizuar në 28 ndeshje. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje te Austria U-21, teksa më herët në moshë më të re u aktivizua nga Kosova U-16.

Dardani pret thirrjen e Shqipërisë dhe nuk ka marrë parasysh asnjë kombëtare tjetër, ku sytë e Kosovës gjithashtu janë te sulmuesi, ashtu sikurse edhe Austria ndjek me kujdes ecurinë e tij./BS

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm