E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se do të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.

Strategu italian tashmë numëron ditët në krye të gjigantit spanjoll.

Ancelotti të martën në konferencën për media në prag të duelit me Mallorca-n, ka thënë se më 26 maj zyrtarisht do të marr ‘timonin’ e Brazilit.

“Ndjesia ime është se do të jem trajner i Brazilit duke nisur nga data 26 maj. Është një sfidë e rëndësishme, por ende jam trajneri i Real Madridit. Dua ta përfundoj këtë etapë të kësaj aventure fantastike në mënyrën më të mirë,” tha Ancelotti.

“E kuptoj që jeni të interesuar për atë që do të ndodhë me mua, por duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu. Nga respekti për këtë klub dhe tifozët e tij, jam i fokusuar te kjo fazë përmbyllëse e një aventure spektakolare”, theksoi ai, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi...

Ekrem Bardha një zemër e madhe e një shpirt i bardhë

Nga: Xhemail Peci Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve...

Projeksioni/ Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar,...

Xhaka rrezikon të futet në telashe për një arsye

Taulant Xhaka rrezikon të futet në telashe pas festimit...

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Zbulohet se kur Edi Rama do të shpallë fitoren

Paçka se numërimi në disa qytete vijon dhe suksesi...

Ekrem Bardha një zemër e madhe e një shpirt i bardhë

Nga: Xhemail Peci Ekrem Bardha i takon brezit të atdhetarëve...

Xhaka rrezikon të futet në telashe për një arsye

Taulant Xhaka rrezikon të futet në telashe pas festimit...

BIRN: Bashkimi Evropian i shqetësuar për shkeljen e standardeve zgjedhore në Shqipëri

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin...

Votojmë #12 – Shkodra Elektronike për Shqipërinë!

Sot votohet për Shqipërinë! Nëse jeni në një nga vendet...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm