Shtatë gola në “San Siro”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje te jashtëzakonshme, spektakël, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin me shumë emocione, pas një barazimi 3-3 në kohën e rregullt. Po luhet minuta e 113. Interi kalon sërish në epërsi me Frattesin. DRAMË NË MILANO/ Interi rihap ndeshjen në minutën e 90-tëNdeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka qenë emocionuese, me italianët që shkuan në pushim me epërsi 2-0.
Goli i parë i Interit erdhi në minutën e 21-të, kur Denzel Dumfries mori një pasim në zonë dhe e pasoi te Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0. Interi iu afrua golit të dytë me Mkhitaryan dhe Calhanoglu, por të dy dështuan ta gjejnë rrjetën.
Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti pasi Pau Cubarsi ndaloi Martinez-in. Pas rishikimit të VAR, gjyqtari dha penallti dhe Hakan Calhanoglu ishte i saktë për të bërë 2-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona u rikthye me një gol të Eric Garcia-s, që shënoi me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë nga Gerard Martin për 2-1.
Më pas, në minutën e 60-të, Dani Olmo shënoi për 2-2, pas një asistimi tjetër të Gerard Martin, duke e kthyer ndeshjen në një sfidë të hapur për finalen.
Ndeshja u kthye në zjarr pasi tani Barcelona po lufton ta fitojë ndeshjen, Interi shihet i frikësuar.
Rafinha shënoi golin e përmbysjes, ndërsa zikaltrit reaguan në minutën e fundit duke e çuar ndeshjen në shtesë, njofton oranews.