Diskoteka La Nuit elektrizohet nga DJ Dasul – Thirrje për të votuar Shqipërinë në Eurovision

Nga: Dashnim HEBIBI, Wohlen

Atmosfera rinore në një nga diskotekat më të njohura në Zvicër “La Nuit” me pronarë shqiptarë u ndez sonte nga DJ Dasul, artisti me përvojë mbi 30-vjeçare në skenën muzikore ndërkombëtare. Me një karrierë të ndërtuar në diskotekat më prestigjioze të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Amsterdamit, Brukselit dhe Nju Jorkut, DJ Dasul solli energji të jashtëzakonshme për të pranishmit.

Gjatë performancës së tij, ai iu drejtua audiencës me një mesazh të veçantë: të votojnë për Shqipërinë në Eurovision. “Kjo këngë e meriton të jetë e para. Le ta festojmë sonte të gjithë së bashku,” u shpreh ai, duke u bërë zëri i mbështetjes për përfaqësuesin shqiptar në garën më të madhe muzikore të Evropës.

DJ Dasul ka realizuar dhjetëra këngë dhe pritet të sjellë projekte të reja në muajt në vijim. Ai sonte po bënë atmosferë në diskotekën tashmë të njohur La Nuit në këtë adresë: Aargauerstarasse 6, 5610 Wohlen.

Detaje mbi bashkëpunimet e tij dhe këngët e ardhshme do të zbulohen ekskluzivisht për lexuesit e sam24.info shumë shpejt.

SAM24.info

Artikujt e fundit

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…

Përktheu nga AP Rafail Floqi UASHINGTON (AP) — Republikanët në...

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është...

Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm