19.8 C
Zurich
spot_img

Diaspora shqiptare, urë lidhëse mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut

Nga: Dashnim HEBIBI

Bernë, 11 maj 2025 – Veprimtari i njohur nga Topalla e Medvegjës, z. Fadil Selmani, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, u prit në një takim miqësor nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e tij, z. Rexhep Demiri.

Gjatë këtij takimi vëllazëror, u trajtuan çështje me rëndësi për bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës dhe lidhjet historike, kulturore e familjare me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Z. Selmani, njëherësh kryetar i Asociacionit Medvegjë-Çamëri dhe kontribuues i shquar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Fully të Zvicrës, theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në funksion të mirëqenies së komunitetit shqiptar në të dy anët e kufirit.

Ambasadori Demiri vlerësoi rolin e diasporës shqiptare si një faktor i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut, duke ftuar afaristët shqiptarë të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai nënvizoi se investimet e diasporës sjellin përfitime të ndërsjella dhe ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në fokus të bisedës ishte edhe çështja e pikave të mbyllura kufitare ndërmjet Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Z. Selmani kërkoi mbështetjen e institucioneve për rihapjen e këtyre kalimeve, të cilat lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e përditshme të banorëve lokalë. Ai theksoi se aktualisht qytetarët detyrohen të bëjnë shumë kilometra dhe të presin me orë të tëra te kufiri kryesor në Tabanoc-Preshevë për të kaluar kufirin, çka rëndon veçanërisht gjatë sezoneve të pushimeve.

Takimi përfundoi me vlerësime të ndërsjella për angazhimin e sinqertë dhe bashkëpunimin konstruktiv. Z. Selmani përgëzoi Ambasadorin Demiri për punën e tij të palodhur dhe profesionalizmin, duke shprehur bindjen se vetëm përmes dialogut dhe mirëkuptimit mund të arrihen rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve.

Artikujt e fundit

Mendes zgjedh fituesin e Topit të Artë: Yamal e meriton këtë vit!

Agjenti portugez Jorge Mendes ka ndezur debatet në botën...

Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se...

Sahit Muja dhe liderë globalë marrin pjesë në Forumin “Future Investment Initiative” në Tiranë

Nga: Dashnim HEBIBI Një moment historik për Shqipërinë Për herë...

Hashim Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve

Një ditë pas zgjedhjeve të  majit, kryeministri Edi Rama...

Projektet e financuara nga BE përjashtohen nga TVSH-ja

Administrata Tatimore fillon lëshimin e certifikatës 7A, që mundëson...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Një rumun do të vendosë drejtësi për finalen e Championsit, PSG-Inter

UEFA ka zyrtarizuar emërimet arbitrale për finalen e madhe...

Mendes zgjedh fituesin e Topit të Artë: Yamal e meriton këtë vit!

Agjenti portugez Jorge Mendes ka ndezur debatet në botën...

Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se...

Sahit Muja dhe liderë globalë marrin pjesë në Forumin “Future Investment Initiative” në Tiranë

Nga: Dashnim HEBIBI Një moment historik për Shqipërinë Për herë...

Hashim Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve

Një ditë pas zgjedhjeve të  majit, kryeministri Edi Rama...

Projektet e financuara nga BE përjashtohen nga TVSH-ja

Administrata Tatimore fillon lëshimin e certifikatës 7A, që mundëson...

Paqja e çarmatosur që çarmatos

- Fjalët e para dhe ditët e para të...

”The Irish Times”: Shqipëria është quajtur Maldivet e Evropës

Jam në një pazar qilimash në Pazarin e Vjetër...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm

Kategoritë e popullarizuara

spot_img