Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, opozita kundërshton votimin e fshehtë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë, duke e thelluar edhe më tej ngërçin institucional që ka pasuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet përmes votimit të fshehtë, një nismë kjo që u kundërshtua ashpër nga të gjitha grupet parlamentare, përveç Vetëvendosjes.

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – e cilësuan këtë propozim si shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi ashpër duke e quajtur këtë përpjekje “të paprecedentë” dhe “tendencë për të thelluar krizën politike”.

Mos e ktheni Kuvendin në cirk. Kjo është fyerje për qytetarët. Nuk mund ta impononi kryetarin në mënyrë arbitrare e të kërkoni votim të fshehtë pasi nuk i keni votat publikisht,” tha Krasniqi, duke ngritur shqetësimin për “pazare të fshehta” dhe “precedentë anti-kushtetues”.

Në të njëjtën linjë, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e cilësoi procedurën si “arbitrare dhe të paligjshme”, duke shtuar se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e një shkeljeje të tillë.

Edhe përfaqësuesja e AAK-së, Time Kadrijaj, shprehu kundërshtimin e saj ndaj këtij propozimi, duke i bërë jehonë qëndrimeve të partive të tjera opozitare.

Përplasjet mes partive theksojnë se kriza për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit vazhdon, pa asnjë shenjë për një marrëveshje politike afatshkurtër, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Xherdan Shaqiri me Baselin është kampion i ri i Zvicrës

Baseli është kampion i ri i Zvicrës. Shaqiri nuk u...

Xherdan Shaqiri tregon se si e telefonoi mësuesin në ora 5 të mengjesit

Xherdan Shaqiri po tregon një nga sezonet më të...

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të...

Një Dedikim për Nënën Time

Në jetën time, kam kaluar shumë sfida e përpjekje,...

Ne Lozanë një mbrëmje Informuese mbi Sigurimin e Pleqërisë dhe të Pasjetuarve (AVS)

Mbrëmjen e djeshme me 09 maj 2025, në Qendrën...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të...

Xherdan Shaqiri me Baselin është kampion i ri i Zvicrës

Baseli është kampion i ri i Zvicrës. Shaqiri nuk u...

Xherdan Shaqiri tregon se si e telefonoi mësuesin në ora 5 të mengjesit

Xherdan Shaqiri po tregon një nga sezonet më të...

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të...

Një Dedikim për Nënën Time

Në jetën time, kam kaluar shumë sfida e përpjekje,...

Politika nuk i do gratë

Nga: Aurora VELAJ, Tiranë 9 maj 2025 “Gruaja ka qeverisur gjithmonë...

Alpinistja Uta Ibrahimi shënon sukses të madh

Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar sukses të madh, në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm