Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare. Në seancën e mbajtur më 27 prill, Haxhiu mori 57 vota pro, 41 kundër dhe 3 abstenime, duke dështuar për të arritur shumicën e nevojshme.

Seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit është planifikuar për më 29 prill. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se Albulena Haxhiu është “gruaja më e votuar gjatë zgjedhjeve” dhe duhet të merrte mbështetje për këtë pozita.

Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se zgjidhja për ngërçin politik mund të jetë ndërrimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit, një çështje që, sipas tij, i takon mazhorancës.

“Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje sa më shpejt që është e mundshme. Do të ishte shumë e udhës që presidentja t’i ftonte partitë parlamentare në një takim”, tha ai.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, foli për një “bllokadë politike” dhe i bëri thirrje të gjitha partive politike të reflektonin dhe të vepronin me përgjegjshmëri.

“Të gjitha partitë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, të veprojnë më përgjegjshëm dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund situatës”, tha Gashi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shprehu shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar, duke theksuar se “do të ishte shumë e udhës të kishte një lëvizje, ndonjë kandidat”.

Ndërkohë, Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës – IRD, Elbert Krasniqi, deklaroi se deputetët e minoritetit janë të gatshëm të votojnë për kandidatin e LVV-së, por theksoi se ata nuk janë të interesuar të jenë në një koalicion ku përfshihet Lista Serbe.

Vetëvendosje ka përsëritur qëndrimin se nuk do të paraqesë kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit, përveç Haxhiut. Ndërkohë, opozita duket se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Pajisja sa një kokërr orizi, shërben për personat që vuajnë nga probleme në zemër

Një “pacemaker”(pajisje e vogël si bateri) në madhësinë e...

Pse po rritet shkalla e rasteve të fëmijëve me autizëm?

Reuters Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më...

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re

Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Pajisja sa një kokërr orizi, shërben për personat që vuajnë nga probleme në zemër

Një “pacemaker”(pajisje e vogël si bateri) në madhësinë e...

Pse po rritet shkalla e rasteve të fëmijëve me autizëm?

Reuters Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më...

Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm