Seanca e 16-të e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish për të konstituar parlamentin.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga deputetët që të votojnë për formimin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që propozimi dështoi të marrë votat e mjaftueshme.Dështon formimi i komisionit për votimin e fshehtë. Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Seanca pritet të vazhdojë ditën e shtunë me datë 17 maj në ora 10.30.