Sipas burimeve pranë Pallatit Buckingham, përçarja midis familjes mbretërore dhe Dukës së Sussex po bëhet gjithnjë e më e qartë, e nxitur nga një mungesë e thellë besimi ndaj Harry-t dhe Meghan Markle. “Sinqerisht mendoj se askush nuk i beson atij”-tha një burim, duke shtuar: “Ndoshta ka vend për falje, por jo për harresë.Falja dhe besimi janë dy gjëra të ndryshme”.
Kjo deklararë vjen disa ditë pas intervistës së dhënë nga Princi Harry në kanalin televiziv BBC, në të cilën ai iu referua shëndetit të babait të tij, Mbretit Charles III, duke thënë se nuk e dinte “sa kohë i ka mbetur për të jetuar”.
Fjalë që nuk u vlerësuan aspak në oborr dhe të cilat, sipas shumë vëzhguesve, shënuan një tjetër pikë kthese. Hugo Vickers, një shkrimtar dhe mik i familjes mbretërore, komentoi: “Ishte e turpshme të flitej për gjendjen shëndetësore të Mbretit. Nëse ai nuk flet me ne, si mund të dijë diçka për këtë?
Harry duhet t’i kërkojë falje babait të tij dhe duhet ta bëjë këtë privatisht. Por ai nuk do ta bëjë, sepse gjithçka ka mbaruar tashmë”. Deklarata e fundit e Harry-t vulos ndarjen e tij nga familja mbretërore!
Tensionet nuk kanë të bëjnë vetëm me deklaratat publike. Gjatë udhëtimit të fundit të Harry-t në Londër për 10-vjetorin e Lojërave Invictus, thuhet se Mbreti Charles refuzoi ta takonte. Thuhet se Harry u përpoq të kontaktonte të atin për të adresuar çështjen e revokimit të truprojeve mbretërore, por nuk mori asnjë përgjigje.
Që nga botimi i librit të tij “Spare” e deri te intervistat televizive dhe seriali dokumentar në Netflix, Harry ka folur publikisht disa herë për anën e tij të historisë. Por tani, familja mbretërore duket se nuk dëshiron të dëgjojë më. Dhe duke gjykuar nga heshtja e Pallatit të Buckinghamit, koha për sqarime mund të ketë mbaruar gjithashtu./KJ