Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
Nguyễn Thị Thùy Linh, është poeteshë dhe përkthyese letrare e cila aktualisht jeton në qytetin Hai Phong, (Vietnam). Ajo është diplomuar në Ekonomi në Universitetin Kombëtar Ekonomik (Hanoi). Poetes Nguyễn iu dha “Çmimi i Poezisë së Hënës së Artë të 6-8”, çmimi më i lartë i dhënë nga The Elder Newspaper and Website lucbat.com (bashkë-organizatore), nën kujdesin e Komitetit Qendror të Frontit të Atdheut Vietnamez dhe Buddisht Sangha të Vietnamit.
Përveç kësaj, ajo ka fituar Çmimin e 2° në konkursin poetik, të dhënë nga revista letrare “Văn nghệ quân đội – Letërsia Ushtarake”, gjatë viteve 2015-2016.
Nguyễn ka përkthyer dy libra: një për fëmijë të titulluar: “Kukullat binjake në tokë” (Shtëpia Botuese e Shoqatës së Shkrimtarëve të Vietnamit, 2016), shkruar nga Milutin Đuričković (Serbi), si dhe një përmbledhjen me poezi “Krahët e errësirës” (botuar nga Shtëpia Botuese e Shoqatës së Shkrimtarëve të Vietnamit, 2018) shkruar nga Raed Aljishi (Arabia Saudite).
Nguyễn Thị Thùy Linh ka përkthyer gjithashtu nga anglishtja në gjuhën vietnameze dhe i ka botuar në shumë gazeta dhe revista në Vietnam, poezi të shumta ndërkombëtare të autorëve, si: Dr. Gjekë Marinaj (Shqipëri – Amerikë), Raymond Keen (Amerikë), Lars Vargö (Suedi), Rati Saxena (Indi), Metin Cengiz dhe Müesser Yeniay (Turqi), Fethi Sassi (Tunizi), Asror Allayarov dhe Makhfuza Imamova (Uzbekistan), Dimitris P. Kraniotis (Greqi), dhe Raed Aljishi (Arabia Saudite)… Edhe poezitë e saj, janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të huaja.
NË SALLONIN E THONJVE
Një mace ngjyrë gri
shtrirë në sallonin gri
sy ëndërrimtar muzikën ndjekin.
sapo manikyrin mbaroi
vizatimin e një reje të bardhë
sërish e fshiu
në qiellin e natës
sfondin vjollcë-blu ndryshoi.
Ky stil, sy maceje i pikturuar me gishtërinj
ky gisht, një gjysmëhëne argjendi
ngarkuar me një yll inkandeshent.
Hezitova…
Nuk kam familjaritet me tonalitet e ngjyrave të ftohta
e huaj në botën e saj të re.
E luta ta shtonte pakëz dritën,
mesa dukej nuk më dëgjoi…
Akoma e zhytur në qiellin vjollcë-blu
gradualisht në thonjtë e mi të vegjël shfaqet.
Ndërsa duart ngroh duke pritur që qielli të thahet,
befasohem teksa shoh një lule të kuqe të përndezur
që në plasaritjet e shkallëve zvarritet.
TË ZGJOHESH NË MES TË NATËS
Qetësisht shtrirë dhe duke mbajtur frymën
shoh shpirtin tim që hap derën e oborrit
hapësirën kaq të mrekullueshme
hënën që ngadalë në krahët e mi zbret.
Në qiell, lulet e shumta të freskëta që lulëzojnë
duke përqafuar me pasion hënën, kujtime…
Drita me delikatesë në të gjithë trupin tim derdhet
drejt hënës shkoj…
të përhumbur në tokën e re të të gjitha qenieve harmonisht të bashkuar
populli i devotshëm me gëzim këndon
teksa cohëza aromatike qiellit i ofron.
Krahët e tyre të mëdhenj, të bardhë përthyejnë engjëjt
hëna dhe unë nën këtë mbulesë prehemi
thurur me yje të shndritshëm dhe lutje
duke rrjedhur së bashku shumë lot bekimi
mes lëvizjeve ndriçuese që gërshetohen.
ORIGJINA E QUMËSHTIT
Fqinja ulej e foshnjës së saj gji i jepte
pas derës u fsheha,
e përhumbur çdo pikë qumështi që binte në këmishën e saj shikonte
si pika vese në lëndinat e mustardave në lulëzim.
Teksa më ftoi të hyja,
qumështin e mbetur më tha të thithja.
Unë pesë vjeçarja dhe i porsalinduri
menjëherë në fetuse u kthyem
të dy kordonin kërthizor thithnim
duke u rritur në barkun e një nëne tjetër gjigante.
Teksa ende në fëmijërinë time rrjedh
shija e ngrohtë dhe aromatike e qumështit të nënës
në asnjë vend tjetër nuk e kam gjetur.
Provoj të shijoj vesën e mëngjesit, përzier me rrezet e diellit
në një gonxhe të bëshme lotusi të lëngshëm.
Gruaja tashmë flokët e thinjura ka
si mjeke popullore fshati punon
rastet e nënave me kanalet e qumështit të bllokuar trajton.
Hija e një peme që në krahë një fëmijë që pi gji mban, sapo më kaloi pranë
e një yll që nga qielli bie, vija drite fshin.
Nëse gjithçka do të ndalej
gjoksi kozmik rrjedhat e ëmbla të qumështit
do të bënte të vazhdonin të qarkullonin.
SAM24.info