Çfarë dihet nga takimi 4-orësh i të dërguarit të Trump me Vladimir Putin

I dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilloi një takim rreth 4 orë me presidentin rus Vladimir Putin të premten, në një përpjekje të re diplomatike për të çuar përpara një armëpushim në Ukrainë. Takimi, i treti për këtë vit mes Witkoff dhe Putinit, u mbajt në Shën Petersburg dhe sipas Kremlinit, u fokusua në “aspektet e një zgjidhjeje në Ukrainë”.

Bisedimet u përshkruan si “produktive” nga Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm rus dhe drejtues i fondit shtetëror të pasurisë së Rusisë, i cili pati gjithashtu një takim paraprak me Witkoff në Grand Hotel Europe, gjatë një konference për tregun e çelikut inox. Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në rrjetet sociale, shprehu zhgënjimin ndaj ritmit të bisedimeve, duke i bërë thirrje Putinit të “vazhdojë” me një armëpushim. “Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë,” shkroi ai.

Ndërkohë, Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën, mohoi lajmet se SHBA mbështet ndarjen territoriale të Ukrainës. Mediat e kishin cituar atë duke krahasuar situatën me ndarjen e Berlinit pas Luftës së Dytë Botërore. Në reagimin e tij, Kellogg tha se komentet ishin “keqinterpretuar” dhe se ai kishte folur për një forcë paqeruajtëse që mbështet sovranitetin e Ukrainës.

Nga pala ukrainase, presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përpjekje të qëllimshme për ta zgjatur luftën, gjatë një vizite në Kryvyi Rih, ku më 4 prill një sulm rus me raketë vrau 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë. Zelensky hodhi akuza të rënda se qindra shtetas kinezë janë duke luftuar përkrah ushtrisë ruse.

Në të njëjtën ditë, vendet evropiane ranë dakord për një paketë ndihme ushtarake prej 21 miliardë euro për Kievin. Megjithatë, ministrat e mbrojtjes të Evropës shprehën skepticizëm për fundin e afërt të konfliktit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi takimin me Witkoff si pjesë të një procesi të vazhdueshëm “normalizimi marrëdhëniesh”, por shtoi se “nuk duhen pritur përparime të menjëhershme”. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë mes Trump dhe Putinit, duke deklaruar: “Varet nga ajo që ka sjellë Ëitkoff.”

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin, deklaroi se marrëdhëniet SHBA-Rusi nuk mund të kalojnë nga “mosbesimi total në bashkëpunim të plotë brenda pak muajsh”.

Megjithatë, ka shenja të kujdesshme bashkëpunimi. Javën e kaluar u zhvillua një shkëmbim i profilit të lartë të të burgosurve mes dy vendeve.Trump, i cili ka pretenduar se mund t’i japë fund luftës brenda “24 orëve”, vazhdon ta kritikojë mungesën e përparimit drejt një armëpushimi të qëndrueshëm. “Një luftë që nuk do të duhej të kishte ndodhur dhe nuk do të kishte ndodhur, po të isha unë President!”, deklaroi ai të premten, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm