Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Thashethemet për rikthimin e madh të Céline Dion në Eurovision po shtohen, teksa raportet e fundit sugjerojnë se ekipi i prodhimit të konkursit të këtij viti është në negociata të avancuara me yllin ndërkombëtar kanadez.

Sipas gazetës zvicerane Le Matin, emri i Céline Dion është përfshirë dy herë në skenarin e shfaqjeve live të Eurovision 2025. Konkretisht, në gjysmëfinalen e parë më 13 maj është planifikuar një nderim i veçantë për këngëtaren që i dha Zvicrës fitoren në vitin 1988. Ndërkohë, në finalen e madhe më 17 maj, raportohet se është planifikuar një shfaqje dy-minutëshe me pjesëmarrjen e saj.

Yves Schifferle, producenti i Eurovision 2025, konfirmoi për Euro Trip Podcast se “diskutimet me ekipin e Dion” janë në zhvillim e sipër, por asgjë nuk është finalizuar ende. Ai shtoi se kontaktet kanë nisur prej disa javësh dhe janë ende aktive.

Céline Dion fitoi Eurovisionin në vitin 1988 duke përfaqësuar Zvicrën me këngën ikonike “Ne Partez Pas Sans Moi”, një moment që mbetet një nga më të paharrueshmit në historinë e festivalit.

Zvicra është vendi mikpritës këtë vit pas fitores së Nemo në vitin 2024 me këngën “The Code”, që grumbulloi 591 pikë (365 nga juritë dhe 226 nga televotimi). Kjo ishte fitorja e dytë e Zvicrës në historinë e Eurovisionit, pas një pritjeje prej 37 vitesh.

Konkursi i 69-të i Këngës në Eurovision do të mbahet në Bazel, më 13, 15 dhe 17 maj 2025, njofton TCH.

Artikujt e fundit

11 maji-Policia e Shqipërisë: Mbi 5300 efektivë ruajnë objektet zgjedhore

Në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike...

Deklarata e fundit e Princ Harry-t “vulos” ndarjen e tij nga familja mbretërore!

Sipas burimeve pranë Pallatit Buckingham, përçarja midis familjes mbretërore...

“El Clasico”, caktohet gjyqtari i supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit

Të dielën, në stadiumin “Lluis Companys”, do të luhet...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Yamal për Topin e Artë?

Ousmane Dembele është bërë favoriti i ri i agjencive...

11 maji-Policia e Shqipërisë: Mbi 5300 efektivë ruajnë objektet zgjedhore

Në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike...

Deklarata e fundit e Princ Harry-t “vulos” ndarjen e tij nga familja mbretërore!

Sipas burimeve pranë Pallatit Buckingham, përçarja midis familjes mbretërore...

“El Clasico”, caktohet gjyqtari i supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit

Të dielën, në stadiumin “Lluis Companys”, do të luhet...

SHBA konsideron Zvicrën si partnerin kryesor tregtar: Bisedimet po përshpejtohen

Zvicra dhe SHBA-të po përshpejtojnë bisedimet për një marrëveshje...

Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

Aventura e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr duket se...

LaCivita: Merrni familjarët, miqtë dhe pushojeni nga puna Edi Ramën

Drejtuesi i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, gjatë...

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm