Celibashi vlerëson procesin e votimit: Partitë të krijojnë qetësi për numëruesit, vota është në kuti

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij.

Celibashi renditi problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një.

“Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan nga ne.  Procesi i identifikimit ka shkuar mirë, përveç rasteve kur operatorët nuk u paraqitën dhe 4 rasteve kur kaloi identifikimi me listë zgjedhësish.

Kemi pasur shkëmbim informacion me prokuroritë për 5 raste, informacione të cilat i kemi marrë ne si KQZ dhe në vlerësimin tonë, ua kemi përcjellë prokurorive. Bëjmë thirrje që partitë të krijojnë qetësi për numëruesit dhe anëtarët e komisionit.  Është e këshillueshme, që edhe pse është detyrim të zbatosh ligjin, që deklarimet për rezultatet nga përfaqësuesit politikë janë pa asnjë vlerë dhe nuk i kontribuojë procesit. 

Votat janë në kuti. Kini durim për numërimin dhe vlerësimin e tyre. Rezultati paraprak, jo më vonë se dita e martë”, tha Celibashi. /GT

Artikujt e fundit

Refreni i njohur: “Shihemi pas 48 orëve”. Dështon për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit

Për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim...

9 vjet krenarie në familjen e madhe të futbollit botëror – FIFA

Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme në...

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Nga Albert Vataj Shkodra Elektronike nuk është veç një grup...

Zgjedhje 2025- Numërohen 94% e votave, PS kryeson me 52.13%. PD ruan 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

9 vjet krenarie në familjen e madhe të futbollit botëror – FIFA

Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme në...

Zgjedhje 2025- Numërohen 94% e votave, PS kryeson me 52.13%. PD ruan 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të...

Prof. Dr. Fadil Çitaku i bashkohet Këshillit Redaktues të SAM24.info

Nga: Dashnim HEBIBI, ZürichQendra Mediale Shqiptare SAM24.info zgjerohet me...

Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi ka njoftuar se sot do të vazhdojë seanca...

Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA Në fundin e shekullit XIX, kur rilindësit shqiptarë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm