Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore

Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar “respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale”.

Sipas Celibashit “subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”.

Kryekomisioneri ka vendosur edhe ndalimin e publikimit të transmetimit të spoteve, reklamave dhe mesazheve elektorale gjatë heshtjes zgjedhore.

“Ndalimin e publikimit/transmetimit të spoteve/reklamave dhe mesazheve elektorale në të gjitha organet e medias përfshirë rrjetet sociale dhe mediat online në periudhën e heshtjes zgjedhore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e KSHZ.

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3 713 761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114 642 të rinj do të votojnë për herë të parë. /a.g/

Artikujt e fundit

Kurti: Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë...

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar se vendi...

PhD Xhavit Lipaj me mesazh nga Brunnen: “Ta ruajmë natyrën!”

Brunnen, 11 maj 2025 – PhD Xhavit Lipaj, i...

Ancelotti: Jemi të motivuar për El Clasico, Barcelona nuk është skuadër perfekte

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për...

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse?

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e...

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë. Edhe...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm