Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo Ancelotti po shkon drejt fundit të periudhës së tij të dytë si trajner i Real Madridit.

Disfata në finale e Kupës së Mbretit të shtunën ndaj Barcelonës e konfirmoi se ai nuk do të vazhdojë në pozitën e tij përtej fundit të sezonit dhe kjo duket tashmë e sigurt.

Nuk është një sekret që e ardhmja e Ancelottit ka qenë edhe më e komplikuar nga dëshira e Federatës së Futbollit të Brazilit për ta emëruar atë si përzgjedhës të kombëtares së tyre.

Ancelotti është i hapur për të marrë drejtimin e Brazilit, atje ku do të bashkohej me Vinicius, Rodrygo dhe Endrick. Dhe tani është raportuar nga Fabrizio Romano se ai ka arritur një marrëveshje në parim për të marrë këtë post sapo të përfundojë sezoni në La Liga.

Brazili ia ka bërë të qartë Ancelottit se ai duhet të jetë në krye të kombëtares nga fillimi i qershorit dhe kjo është koha kur marrëveshja do të hyjë në fuqi.

Si rezultat, ai është pothuajse e sigurt se nuk do të jetë në krye të Real Madridit për Kupën e Botës për Klube këtë verë, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga mesi i qershorit deri në mes të korrikut. Ancelotti do të mbetej në krye të Brazilit deri në Botërorin e vitit 2026 duke marrë parasyh se Selecao do të kualifikohet për këtë garë, e cia po ashtu do të mbahet në Amerikën e Veriut.

Gjasat janë që kjo do të jetë puna e tij e fundit në futboll, duke marrë parasysh se më parë ai kishte shprehur dëshirën për t’u pensionuar pasi të largohet nga Real Madridi, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

Posta e Kosovës me pullë postare nderon kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, ka emetuar sot një...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm