Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë dhe liderë shtetesh në Vatikan

Mëngjesin e sotëm, (26 prill), Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan është mbushur nga besimtarë, pelegrinë dhe udhëheqës nga mbarë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Ceremonia mortore do të drejtohet nga Kardinali Giovanni Battista Re dhe nis në orën 10:00. Mbi 200,000 persona do të jenë të pranishëm në shesh, ndërsa rreth 130 delegacione ndërkombëtare, përfshirë 50 kryetarë shtetesh dhe 12 monarkë nderuan jetën dhe veprën e Papës që udhëhoqi Kishën Katolike për më shumë se një dekadë.

Ndër figurat kryesore që do të marrin pjesë janë Presidenti amerikan Donald Trump, Princi William i Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe përfaqësues të lartë nga Franca, Gjermania, Argjentina dhe Filipinet. I pranishëm është edhe Presidenti Bajram Begaj, dhe po ashtu edhe krerët fetar në Shqipëri.

Në përputhje me thjeshtësinë që e karakterizoi gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku zgjodhi një arkivol të thjeshtë prej druri të mbushur me zink, duke shmangur traditën e tre arkivoleve që përdoren zakonisht për papët. Ai do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, një vend i shenjtë për të, ku është lutur shpesh gjatë papatit. Ky është një vendim historik, pasi është hera e parë që një papë varroset jashtë Vatikanit që nga viti 1903.

Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u dhënë bekimin e tij besimtarëve.  Në ditët që pasuan, rreth 250,000 vajtues u mblodhën në Vatikan për t’i bërë nderimet e tyre të fundit, ndërsa trupi i Atit të Shenjtë  shtrihej brenda Bazilikës së Shën Pjetrit. Arkivoli i tij u vulos zyrtarisht të premten në mbrëmje në një rit liturgjik të udhëhequr nga Kardinali Camerlengo Kevin Farrell, kreu në detyrë i kishës.

Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë, dashurinë për të varfërit dhe thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe, drejtësi sociale dhe mbrojtjen e mjedisit, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

E mira dhe e drejta

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa V ( Enkas për SAM24.info) Nderi...

Barcelona fiton Kupën e Mbretit pas spektaklit të madh që filloi dje dhe përfundoi sot

Barcelona pas 120 minutave e ka gjunjëzuar me rezultat...

Këpucët e përdorura të Papa Françeskut, detaji i thjeshtësisë në ceremoninë mortore

Papa Françesku i cili e donte thjeshtësinë, do të...

Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi...

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në...

E mira dhe e drejta

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa V ( Enkas për SAM24.info) Nderi...

Armando Duka hap televizion për të pastruar imazhin e futbollit shqiptar

TemA Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ndërmarrë një tjetër...

Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i...

Ukraina merr mbi 400 mln euro nga BERZH për sigurinë energjetike

Ukraina ka marrë 400 milionë euro nga BERZH për...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm