Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) nesër me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit do të hapë një ekspozitë të veçantë me rreth 100 tituj librash nga zhanre të ndryshme, të përzgjedhur me kujdes nga fondet e saj.
Institucioni nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj ekspozite është të promovojë pasurinë letrare dhe kulturore të Bibliotekës si dhe të nxisë interesimin e publikut për lexim dhe respektimin e të drejtave të autorëve.
“Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare për vizitorët dhe lexuesit një javë, duke filluar nga data 23 prill 2025. Ftojmë të gjithë të interesuarit ta vizitojnë ekspozitën dhe të zbulojnë tituj të veçantë nga letërsia vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim, njofton rtk.