Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës por kjo sipas tij, nuk do të ndodhë derisa ai personalisht të takohet me Vladimir Putin.
Kur u pyet nëse ai ishte i zhgënjyer për delegacionin rus të dërguar në Turqi, Trump tha se nuk dinte asgjë për atë që kishte bërë Vladimir Putin.
“Shikoni, asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të takohemi”, u tha Trump gazetarëve në bordin e ‘Air Foce One’ në udhëtimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bojkotimi nga ana e Putinit duke pjesë në bisedimet në Turqi tregoi se ai nuk ishte i gatshëm për paqe, pasi ai i bëri thirrje udhëheqësit rus që “të tregojë lidership ” nëse ai ishte serioz për t’i dhënë fund pushtimit që Moska filloi në vitin 2022.
Zelensky tha se një delegacion i lartë ukrainas, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, do të dërgohej në Stamboll për bisedime.
“Nëse nuk e shohim atë demonstrim, atëherë do të thotë se ata nuk janë të gatshëm të flasin për fundin e luftës. Do të thotë se atyre u mungon vullneti politik. Unë jam këtu, ne jemi të gatshëm për negociata të drejtpërdrejta”, tha presidenti ukrainas pasi u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.
Bisedimet në Turqi janë diskutimet e para të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës që nga një ato të vitit në 2022 po në Turqi.
Bisedimet u propozuan nga Putin “pa asnjë parakusht ”, duke bërë që Trump të nxisë Zelenskyn të takojë Putinin. Trump madje sugjeroi gjatë javës që ai mund të merrte pjesë në takim.
Por të mërkurën, Kremlin adresoi një listë të delegatëve që nuk përfshinin presidentin rus. Të enjten, Kremlin konfirmoi se Putini nuk do të ishte në Stamboll dhe nuk kishte plane për të udhëtuar në Turqi.
“Ne nuk mund të vrapojmë duke kërkuar Putinin. Ky është mosrespekt nga Rusia. S’ka asnjë takim, asnjë axhendë, asnjë delegacion të nivelit të lartë – ky është mosrespektim edhe për vetë Erdoganin dhe Trumpin”, shpjegoi udhëheqësi ukrainas, njofton rtsh.