Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai e cilësoi qëndrimin e shqiptarëve më 11 maj shpëtimtar dhe vendimtar për të ardhmen e kombit. “Të dashur miq, qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shndërruan shkollat miq, si dikur zyrat e kooperativës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur.

Po, shkollat?

Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen?

Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës.

A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Mbledhjet e pranverës në Uashington – Ekonomia shqiptare merr vlerësime nga FMN dhe Banka Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një...

Presidentja Osmani: Masakra e Mejës, njëra nga plagët më të thella të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën...

Zhgënjim dhe dhimbje nga Lugina: Kosova ka nevojë për zgjidhje, jo përçmim ndaj shpresës

Nga: Dashnim HEBIBI, Preshevė Në Luginën e Preshevës, ku çdo...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm