Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është shumë pranë rekordit historik të ndeshjeve të futbollistëve shqiptarë në Serinë A italiane.

Me 249 të luajtura deri tani, për Atalantën dhe Beneventon, ai thuajse ka prekur nivelin e Erion Bogdanit, që arriti në 253 paraqitje në elitën e futbollit në Itali, të ndarë në skuadra si Siena, Rexhina apo Verona.

Gjithsesi, nuk dihet nëse kapiteni i Kombëtares kuqezi do të arrijë ta kalojë këtë rekord. Mediat italiane dhe ato të Lindjes së Mesme shkruajnë se Gjimshiti mund të kalojë tek skuadra Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, klub që e kërkoi edhe verën e kaluar. Bisedime ka dhe mund të arrihet shpejt një akord, ndonëse kontrata e tij tek Atalanta vazhdon deri në qershor 2026, dhe besohet se drejtuesit e klubit bergamask duan që ta rinovojnë deri në 2027.

Futbollisti shqiptar nga Tërnoci i Luginës së Preshevës nuk mundet ta kalojë Bogdanin gjatë këtij sezoni, sepse kanë mbetur vetëm dy ndeshje, pra do të arrinte deri në 251 paraqitje, dy më pak sesa ish-sulmuesi. Në moshën 32-vjeçare besohet se nuk do të shohë shumë rekordet, por të ardhurat pasi tek Atalanta ai është ndër lojtarët më pak të paguar, ndonëse është një nga më të mirët, dhe kapiten I dytë.

Me 800 000 euro në sezon rrogë neto dhe rreth 1.5 milionë bruto, është shumë më poshtë Skamakës, De Ketelerit, Kolashinacit, Retegit, Lokmanit, Kuadrados, Skalvinit apo Samarxhiçit. Në Emiratet e Bashkuara, ndoshta do të arrijë të marrë dyfishin, njofton gazetatema.

Artikujt e fundit

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…

Përktheu nga AP Rafail Floqi UASHINGTON (AP) — Republikanët në...

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është...

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm