Bashkëpunim doganor midis shteteve të Detit Adriatik

Në Trieste (Itali), u zhvillua sot ceremonia e mbylljes së programit Adriacustoms, përmes së cilit u synua të promovohet bashkëpunimin doganor midis shteteve të Detit Adriatik.

Programi, i financuar pjesërisht nga OLAF, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, i koordinuar nga Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare e ADMgov, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kishte në fokus shkëmbimin e vizitave, përvojave, informacionit dhe njohurive teknike mes oficerëve të specializuar doganorë nga Italia, Sllovenia, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe miratimin e një udhëzuesi përfundimtar, që përmban parimet frymëzuese të aktiviteteve të ardhshme doganore.

“Trieste, dhe rrjeti i porteve të zhvilluar me partnerët e Adriacustoms Slloveni, Kroaci, Mal i Zi dhe Shqipëri, është një pikë natyrale nisjeje për trafikun tregtar midis Europës Qendrore dhe Lindore, Afrikës dhe Azisë.

Kjo është për shkak të historisë, vendndodhjes gjeografike dhe infrastrukturës që ka. ADM dhe administratat e tjera doganore të Adriatikut, falë bashkëpunimit të ngushtë, mund të ndihmojnë në tërheqjen e trafikut tregtar në këtë Rajon, me sisteme të integruara digjitale që përdorin teknologjitë më moderne, gjithmonë duke mbajtur lart nivelin e kontrollit kundër mashtrimit dhe trafikut të paligjshëm, për dobinë e sigurisë dhe shëndetit të përbashkët”, tha drejtori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Andrea Mazzella.

Ky aktivitet është një hap tjetër përpara në forcimin e bashkëpunimit doganor ndërkombëtar, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe sigurisë të operacioneve tregtare në rajon, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Një version i përurimit të veprave e shënuar nga autori

Nga: Brahim Avdyli, Zvicër Po i përmbledhim fotografitë e bëra...

Në pritje të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë

Anëtarët e jurisë së Festivalit të 78-të të Filmit...

PS thellon rezultatin me votat e Diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë. Rezultatet paraprake

Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës...

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE)...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Një version i përurimit të veprave e shënuar nga autori

Nga: Brahim Avdyli, Zvicër Po i përmbledhim fotografitë e bëra...

Në pritje të Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë

Anëtarët e jurisë së Festivalit të 78-të të Filmit...

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE)...

Rama reagon për herë të parë për fitoren: Ju falenderoj përgjunjësisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë...

Gjurmë që s’i fshin koha

Nga: Dr. Sali SEFA, Ish-Konsull i Republikës së Kosovës...

24 vjet pa heroin e Kosovës Lindore, Mitat Musliu

Nga: Dashnim HEBIBI Kujtim dhe nderim për dëshmorin që ia...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm