Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për të arritur barazinë e plotë gjinore deri në vitin 2030.
Ekspertët thonë se rreth 2.4 miliardë gra në moshë pune përballen ende me pengesa të mëdha në të drejtat dhe mundësitë e tyre ekonomike. Gratë nuk gëzojnë mundësi të barabarta ekonomike. Globalisht, gratë fitojnë 23% më pak se burrat dhe kalojnë 2.5 herë më shumë kohë në punë të papaguar në shtëpi.
Megjithëse përbëjnë 43% të fuqisë punëtore në bujqësi, gratë zotërojnë vetëm 15% të tokës bujqësore në mbarë botën.
Dhuna me bazë gjinore mbetet ende e përhapur. 20% e grave të moshës 20–24 vjeç janë martuar përpara moshës 18 vjeç Gati gjysma e grave të martuara nuk kanë të drejtë të vendosin për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues ndërkohë që 35% e grave të moshës 15–49 vjeç kishin përjetuar dhunë fizike ose seksuale, njofton euronewsal.