Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 përqind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike—veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale—është rritur muajt e fundit.  Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Në nivel të brendshëm, vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjenerojë burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”, tha  Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raporti, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.

“Një treg më i shtrënguar i punës mund të ndihmojë në rritjen e pagave, ndërsa politikat për të rritur cilësinë e arsimit dhe aftësitë e punëtorëve me arsim më të ulët mund të ofrojnë një nxitje shtesë. Rënia e popullsisë, pjesërisht për shkak të emigrimit, mund të kompensohet me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore, aktualisht e kufizuar nga faktorë të tillë si mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët do të përmirësonte mundësitë për gratë në tregun e punës dhe do të rriste gatishmërinë e fëmijëve për shkollë përmes edukimit më të mirë në fëmijërinë e hershme, duke krijuar gjithashtu mundësi shtesë për punë”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Veprat e para të Shekspirit dalin në ankand, 4 botimet do shiten për 6 mln dollarë

Një set i rrallë me katër botimet e para...

Vota e diasporës, KQZ: Hapat që duhet të ndjekin votuesit për problemet me zarfet

69,134 shqiptarë kanë votuar nga jashtë vendit dhe e...

Djali i Donald Trump konfirmon: Nuk ka takim të anuluar mes meje dhe Ramës

Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë...

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, shpall emrat për postet ministrore

Kreu i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë,...

Inter dhe Barcelona premtojnë spektakël në Champions

Të mërkurën, Interi do të zbresë në fushë  për...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Këto janë modelet e telefonave që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp nga 1 maji

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë,...

Vota e diasporës, KQZ: Hapat që duhet të ndjekin votuesit për problemet me zarfet

69,134 shqiptarë kanë votuar nga jashtë vendit dhe e...

Djali i Donald Trump konfirmon: Nuk ka takim të anuluar mes meje dhe Ramës

Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr, ka shpërndarë...

Inter dhe Barcelona premtojnë spektakël në Champions

Të mërkurën, Interi do të zbresë në fushë  për...

Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë

Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës...

Rritja e çmimit të energjisë për 16% nuk i prek komunat e veriut

Rritja e çmimit të rrymes, e që po pritet...

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Millan Radoçiqit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan...

Gjermania thirrje Ukrainës të mos pranojë marrëveshjen e Trump: Është kapitullim

Gjermania i ka bërë thirrje Ukrainës të mos pranojë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm