Nga: Dashnim HEBIBI, Budapest
“Nëse më ofendon mua, hidhërohem. Por nëse ma ofendon Luginën e Preshevës, nuk ta fal!”
– Avni Hafuzi, 04.05.2024, Budapest
Krenaria e Luginës së Preshevës që ka shkruar dhe po shkruan histori në Hungari dhe më gjerë!
Axha Avni i dha emër të përjetshëm qytetit të Egerit në Hungari – qytet me mbi 100 mijë banorë. Sot, sheshi dhe përmendorja e kryeheroit do të jetojnë brez pas brezi.
Filantropi Hafuzi nuk mendon vetëm për të pasur llogarinë e plotë apo për t’u dukur i pasur – ai po shkruan histori.
Ka kaluar një vit që nga ajo ngjarje madhështore kombëtare në Budapest dhe Eger, organizuar nga axha Avni me disa personalitete të shquara.
Vitet do të kalojnë, o axha Avni, por historia është shkruar tashmë.
Një personalitet i përfshirë në disa enciklopedi ndërkombëtare, me dy medalje presidenciale dhe një mori arritjesh të tjera të rëndësishme në fusha të ndryshme.
Së shpejti, një intervistë ekskluzive në SAM24.info – që do të zbulojë më shumë nga rrugëtimi dhe vizioni i një figure që po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.
Shëndet e përqafime të përzemërta!
Për më shumë;