Avni Hafuzi nderon Shën Terezën në Malësinë e Sllovakisë – Lukanényes me pllakatën përkujtimore

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Më 11 maj 2025, u zhvillua një ceremoni solemne në Kishën Katolike Romake të Jó Pásztor e Lukanényes, ku u vendos pllaka përkujtimore e Shën Terezës. Kjo vepër e vyer u mundësua falë dhurimit të Avni Lovag (Kalorsit) Hafuzi, Konsull Nderi i Shqipërisë dhe Ambasador i Paqes, i cili me përkushtim vazhdon të përhapë mesazhin e dashurisë dhe paqes nëpërmjet figurës së Shenjtores së Madhe. Pllaka është e gravuar me pluhur të arit – fletë me 23.76 karat. Inxhinjer special e ka përgaditur.

Fjalët e të shenjtës Nënë Tereza tash edhe në Sllovaki falë kontributit madhor të Filantropit, z.Avni Hafuzi. Në kishë ishin të pranishëm mbi 100 persona e në mesin e tyre edhe priftrinjë të shumtë sllovak dhe hungarez. Kontrbuti i z.Hafuzi është çmuar dhe po çmohet me të madhe nga shumë personaitete.

Në fjalën e tij, ai shprehu respekt të thellë për Shën Terezën, duke theksuar rëndësinë e saj si simbol universal i dashurisë dhe humanizmit. Pllaka përkujtimore u pranua me nder nga Reverend dhe Monsinjor Péter Dobos, papë kapelan, episkop dhe prift famullitar, të cilit i detyrohet një falënderim i veçantë mirënjohës. Së bashku me Avni Hafuzin, ata shpalosën pllakën para besimtarëve të mbledhur.

Një falënderim i posaçëm i shkon edhe Zsolt Szerencsés, kanonikut, i cili kremtoi meshën festive për famullitarin e Dorogon dhe bekoi pllakën përkujtimore, duke e rrethuar këtë akt me solemnitet të veçantë.

Në ceremoni morën pjesë edhe Misionaret e Dashurisë nga Budapesti, Motrat e të Shenjtës Terezë, të cilat e begatuan shpirtërisht këtë ngjarje me praninë dhe lutjet e tyre. Falenderim të veçantë për z. László Vájes, kryetar i bashkisë Lukanénye, për kontributin e tij në organizimin e kësaj feste.

Personalitete të shumta ishin të pranishëm, ndër ta: László Jámbor, përfaqësues i Shoqatës Hungareze, qarku Bésztercebánya Anikó Régi, presidente e Shoqatës Hungareze të rrethit Nagykürtós Béla Hrubík, zëvendëspresidente rajonale e Csemadok Péter Bálint, kryebashkiak i Ipolybalogut Ilona Csáky, kryetare e bashkisë Kelenye János Máth, kryebashkiak i Bátorfalu Zsolt Old, kryebashkiak i Inám Gyula Bodzsár, gazetare Pas ceremonisë, babai Péter Dobos dhe kryetari i Bashkisë ftuan mysafirët në një pritje në Shtëpinë e Kulturës, ku u krijua një atmosferë e ngrohtë dhe festive.

Kaloi një fest e paharrueshme, ku z.Hafuzi pati fatin të takoj shumë njerëz të mirë dhe të ndjej dashurinë e tyre. Mirënjohje të sinqerta për të gjithë ata që kontribuan në këtë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe për komunitetin besimtar të Lukanényes, të cilët tani ruajnë me respekt kujtimin e Shën Terezës.

Avni Hafuzi, shpirtbardhi që nuk ndalet, vijon të ngrejë me përkushtim të madh fjalën shqipe dhe vlerat e saj. Me përulësi dhe dashuri, përmes mesazheve të Nënë Terezës, ai po depërton edhe në kishat më të njohura, duke përhapur fjalën e së mirës dhe të paqes.

Kjo pllakë është sponsorizuar nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Pecs, z. Avni Hafuzi, njëherit bëmirësi dhe filantropi i njohur gjithandej. Pllaka ka një vlerë të veçant kur e kemi parasysh edhe veprën madhore të të Shenjtës Nënë Tereza. Sa për dije, z.Hafuzi ka bërë edhe shumë pllaka të tjera nëpër qytete të ndryshmetë evropës.

Z.Hafuzi në fund na tha ndër të tjera: „Jam shumë i nderuar që po e mirëpresin kontributin tim. Në ate ngjarje ishin edhe shumë kryetar komunash nga vende të ndryshme të Sllovakis.

Nuk do të ndalem deri sa ta kem frymën e fundit të kësaj jete për të mirë. Kemi ende projekte të tjera që nuk dua ti shpalosi për momentin, por një është e sigurt se do ti realizoj“. Kontributi i madh i z.Hafuzi po çmohet dhe do të çmohet për jetë.  ( Foto nga z.Avni Hafuzi)

SAM24.info

Artikujt e fundit

Statuja e Melania Trump zhduket në mënyrë misterioze në Slloveni

Një vepër prej bronzi që shfaqte Zonjën e Parë...

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë

Ursula Von der Leyen nga Tirana deklaroi sot se:...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Komitetit Politik në Tiranë

Njësoj sikurse liderët e tjerë, ajo u prit nga...

Samiti në Tiranë, Kalas: Shqipëria po bën progres me reformat, i takon BE-së të bëjë hapat e duhur

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit...

Arben Taravari jep dorëheqjen, largohet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut  

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Europa “zbret” në Tiranë! 47 liderë në Samitin e Komunitetit Politik

Kryeministri Edi Rama mikpret liderët e Europës në Samitin...

Statuja e Melania Trump zhduket në mënyrë misterioze në Slloveni

Një vepër prej bronzi që shfaqte Zonjën e Parë...

Arben Taravari jep dorëheqjen, largohet nga qeveria e Maqedonisë së Veriut  

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë...

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës,...

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin...

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm