Asllani shënon sërish për Interin, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Daku dhe Pajaziti

Lojtarët e Kombëtares shqiptare po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre.

Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.

Pas një periudhe prej dy muajsh, Mirlind Daku u rikthye te goli në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fitores për Rubin Kazan ndaj Rostov, duke shënuar në minutën e 91-të dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në fund të takimit, Daku u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një formë shumë të mirë po kalon edhe Adrion Pajaziti në Kroaci. Mesfushori kuqezi shënoi për Gorica-n në sfidën ndaj Hajduk Split, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 48-të. Megjithatë, kundërshtarët barazuan në minutën e 55-të dhe takimi u mbyll 1-1.

Titullarë këtë javë ishin edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre edhe Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha./KJ

Artikujt e fundit

1 shekull zgjedhje në Shqipëri: Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Ambasadori Kapiti takon Asambleisten e Camden-it

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar,...

neoFILMS prezanton “Minibeast” dhe “ZHAK” në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes

Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve...

Ramën duhet shpallur mbret të Shqipërisë!

Nga Kim Mehmeti Është e ‘frikshme’ dhe shumë domethënëse fitorja...

Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në datat 21-22 maj

Me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm