Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve.
Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, 1 deputetët ka qenë kundër, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj në orën 10:00.
Live|Vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në pritje të fillimit të seancës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen në sallën plenare në përpjekjen e trembëdhjetë për të konstituuar legjislativin, tre muaj të plotë pasi qytetarët ua dhanë besimin në procesin e 9 shkurtit.
Deri tash për dymbëdhjetë herë ka dështuar konstituimi i këtij institucioni një përpjekje e nisur qysh më 15 prill kur presidentja e kishte thirrur seancën e parë sipas mandatit kushtetues, për të vazhduar kështu çdo 48 orë.
Emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare mbetet i pandryshueshëm për partinë që fitoi shumicën e ulëseve kuvendare, Lëvizjen Vetëvendosje, e po ashtu i pandryshueshëm deri tash ka qenë edhe qëndrimi opozitar kundër saj si shefe kuvendi.
Nga votimi i hapur që dështuan disa herë për t’i pasur 61 votat e nevojshme, partia fituese që i takon për të propozuar kreun e kuvendit, kaloi në propozim për votim të fshehtë çka po kundërshtohet nga partitë tjera PDK, LDK e AAK.
Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ditë më parë i bëri ftesë LDK-së për koalicion. I tregoi se bashkëpuim nuk do me PDK-në. Madje ai i kishte thënë se edhe mund të shkohet në zgjedhje por rezultati nuk do të ndryshonte shumë.
“Pse ta bëjmë atëherë vonë, kur mundemi ta bëjmë tash. Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë i kishte shkruar Kurti – Abdixhikut.
Ndërkohë LDK-ja refuzoi thirrjen për koalicion, por propozoi nisjen e një procesi të ri politik, një Qeveri Nacionale të Tranzicionit.
Por, për PDK-në që ka 24 deputetë në Kuvend Partia zgjidhja më e mirë është që ekzekutivi i ri i Kosovës të formohet nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
Ndërkohë LDK-ja një ditë më parë ka dorëzuar 17 kallëzime penale për kryeministrin Kurti e ministra në detyrë të cilët janë betuar edhe si deputetët të Kuvendit. Sipas LDK-së, që nga data 27 mars ata janë në kundërshtim me nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, derisa kanë thënë se kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal duke qenë deputetë e njëkohësisht në vendimmarrje në poste ekzekutive, njofton rtk.