Ambasadori Demiri dhe vizita në Andermatt për zhvillimin e sistemeve shëndetësore në Evropën Juglindore

Nga: Dashnim HEBIBI

Andermatt, 13 maj 2025

Dita nisi me një vizitë të veçantë në Seniorenzentrum Ursern në Andermatt, nën drejtimin e Prof. Dr. Xhavit Lipaj, një prej shqiptarëve më të njohur në Zvicër për kontributin e tij në fushën e mjekësisë, sidomos në trajtimin e sëmundjes së demencës.

Për të parë nga afër këtë shembull suksesi, i pranishëm ishte Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri, i cili vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Prof. Dr. Lipaj dhe për të gjithë shqiptarët e suksesshëm që kontribuojnë në Zvicër dhe duan të japin kontribut edhe në vendet e tyre të origjinës.

“Është për t’u admiruar puna e palodhur e shqiptarëve si Prof. Dr. Xhavit Lipaj, të cilët me profesionalizëm e përkushtim po bëjnë krenarë jo vetëm diasporën, por edhe ardheun. Këto modele suksesi janë një pasuri që duhet ndarë edhe me vendet tona të origjinës, ku nevoja për zhvillim dhe investim në shëndetësi është shumë e madhe. Nuk janë të shumtë ata që vijnë të japin nga Zvicra për vendet tona, por shqiptarët tanë janë shembulli më i mirë që kjo është e mundur dhe e domosdoshme”, theksoi Ambasadori Demiri.

Zv.kryetari i komunës së Andermatt, z.Jost Meyer erdhi enkas në këtë takim dhe ambasadorin si dhe shoqëruesit e tij e njoftoi edhe për qytetin e bukur turistik të Andermattit dhe për tema të tjera shumë interesante.

Në këtë takim morën pjesë edhe figura të njohura të komunitetit shqiptar në Zvicër:

  • Florim Useini, ish-kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
  • Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër
  • PhD. Dashnim Hebibi, kryeredaktor i sam24.info dhe president i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore.

Vizita shërbeu si një mundësi konkrete për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi mënyrën se si trajtohet demenca në Zvicër, me synimin që këto praktika të përshtaten dhe të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.

Mysafirët patën gjithashtu mundësinë të njihen me historinë e Andermattit, një prej zonave alpine më të bukura dhe me rëndësi të veçantë për Zvicrën dhe Evropën.

Ky takim, zhvilluar në një mëngjes me vranësira por me njerëz që sollën diellin me shpirtin e tyre, është një shembull i qartë se si bashkëpunimi mes diasporës dhe institucioneve është çelësi për zhvillimin e përbashkët.

Se si shkoi takimi në detaje dhe përshtypjet e pjesëmarrësve do t’i lexoni së shpejti në Sam24.info

Artikujt e fundit

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Nënshkruhet Marrëveshja CISMOA ndërmjet FSK dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

BALFIN AUSTRIA: 100 milionë euro investime

Alban Caslli, Drejtor i Balfin Austria, ndan detaje rreth...

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm