Fluturimi i parë certifikues u krye mesditën e së enjtes. I pranishëm gjatë këtij momenti, kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin për ndërtimin e këtij aeroporti mjaft sfidues për shkak të vështirësive të terrenit.
ÈDua të falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues. Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe çfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare”, tha Rama.
Rama tha se së shpejti do të nisin fluturimet e rregullta edhe nga aeroporti i Kukësit.
“Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më. “Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët. Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar. Kompania po punon për të siguruar avionët dhe për nisur nga operacionet në territor”, tha Rama, njofton euronewsal.