A po vjen Lumir Abdixhiku për kryeministër – apo drejt “djegies” politike?

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar sot më 05.05.2025 me një letër publike kreut të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për dialog dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kjo letër vjen në një moment të pasigurisë së thellë politike dhe institucionale në vend. E menjëhershme ka qenë edhe reagimi publik: opinionet janë ndarë, analizat janë shtuar dhe spekulimet janë përhapur me shpejtësi.

Pyetjet që po qarkullojnë janë të shumta:

A do ta pranojë LDK-ja këtë ofertë?

Nëse po, a do të shpërbëhet brenda partisë uniteti që ajo ka ndërtuar?

Nëse i bashkohet qeverisë dhe merr postin e kryeministrit, a do të jetë ky fundi politik i Lumir Abdixhikut?

Ka zëra që thonë se kjo lëvizje e Kurtit është e kalkuluar: duke ofruar kryeministrinë, ai mund të synojë postin e presidentit.

Politika shpesh është vendi ku e pamundura bëhet e mundshme. Disa e quajnë këtë një akt politik me dinakëri, të tjerë e shohin si një hap të vonuar pas dështimit të njëmbëdhjetë përpjekjeve për ta konstituuar Kuvendin.

Kjo letër, e cila në disa media është pagëzuar si “letra e dashurisë”, ka mbuluar gjithë zhurmën e dështimeve politike që po e mbajnë Kosovën në ngërç. Në mbrëmjen e 5 majit, thuajse të gjitha televizionet në Kosovë ishin të mbushura me analiza rreth kësaj letre.

Por pyetja qëndron: a është kjo ofertë një shans i vërtetë për bashkëpunim, apo thjesht një përpjekje për të ndarë përgjegjësinë dhe dështimet?

Një qytetar nga mërgata, z. Bajrush – një 70-vjeçar që takuam sot në Spreitenbach të Zvicrës – e përshkroi situatën me një metaforë të thjeshtë por goditëse: “Kjo letër është si puna e dardhave. Dardhat ishin në tokë dhe dikush tha se janë të këqija, por kur uria e mund, fillojnë të duken të mira.” Pra, kur nuk ka dalje, edhe dardhat e dikurshme të refuzuara, bëhen të shijshme.

Në këtë kontekst, vlen të pyesim: a do të ndryshojë LDK-ja që ka deklaruar shpesh se nuk bën kompromise të tilla? Apo “kulaçi i pushtetit” është mjaftueshëm i ëmbël për ta tunduar?

Populli është lodhur nga pritjet. Mërgata gjithashtu pret me vëmendje se çfarë do të ndodhë më 7 maj, ditën që mund të sjellë një zgjidhje – ose edhe më shumë paqartësi.

Në fund të fundit, në politikë, prapaskenat janë të pashmangshme. E rëndësishme është që ato të jenë në shërbim të Kosovës. Por analizat e mirëfillta mund të bëhen vetëm kur nuk janë të ndikuara nga bindjet partiake, por të drejtuara nga interesat e qytetarëve.

E mërkura e datës 07.05-2025 po afron. Ne presim. Sepse, fatkeqësisht, jemi mësuar të presim.

( Foto ilustrim)

SAM24.info

Artikujt e fundit

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Barazia gjinore, OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka...

Prezantohet Giro d’Italia 2025

Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të...

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën...

Më 12 maj do të promovohen dy vepra letrare të autorit Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit

Në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve përfundoi...

E përcjellin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve...

Prezantohet Giro d’Italia 2025

Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të...

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, mbyllet votimi i parë për zgjedhjen e Papës

133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën...

Më 12 maj do të promovohen dy vepra letrare të autorit Brahim Avdyli

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër...

Mësuesi im

Nga: Arsim MULLIQAJ, Milano Rreze të arta të shkruara në...

Koha që Akademia e Shkencave të Kosovës të thyejë heshtjen

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich Në kërkim të zgjidhjes së krizës...

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderon udhëheqësit e Kosovës për...

Të premten mitingjet përmbyllëse

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm