“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit. Zgjidhni tribunën e stadiumit.

Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës. Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit. Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme. Çmimet e biletave variojnë nga 2 mijë lekë deri ne 50 mijë lekë në sektorin 104. /GT

Artikujt e fundit

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…

Përktheu nga AP Rafail Floqi UASHINGTON (AP) — Republikanët në...

At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare

Nga: Arian Galdini, Tiranë At Zef Valentini, një ndër emrat...

Austria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e teta

Mbrëmja gala u moderua nga tre prezantuese. Hazel Brugger,...

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se...

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është...

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm