SH.K.A “Dardania” – Një Përfaqësim i Denjë i Kulturës Shqiptare!

Nga: Dashnim HEBIBI

Winterthur, 17 maj – Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” po përfaqëson me dinjitet dhe krenari kulturën tonë, jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenat ndërkombëtare.

Me një program të pasur artistik dhe koreografi mbresëlënëse, anëtarët e SHKA “Dardania” kanë rrëmbyer duartrokitjet e publikut në mesin e shumë kombeve, përfshirë dhe zviceranët në Winterthur.

Veshjet tradicionale kombëtare kanë lënë një përshtypje të jashtëzakonshme, ndërsa përgatitja profesionale dhe paraqitja dinjitoze e grupit ka bërë që të marrin vlerësime të larta.

Presidenti i shoqërisë, së bashku me familjen e tij z.Shefqet Cakolli, ka ndjekur çdo detaj të organizimit, duke dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin e vazhdueshëm të SHKA “Dardania”.

Pas suksesit të radhës, aktivitetet nuk ndalen! SHKA “Dardania” pati dy performanca në Winterthur: e para ishte nga ora 16:00 deri në 16:30, dhe tjetra do të jetë nga ora 19:00, në AM Gleis – Winterthur, si pjesë e festivalit të njohur dastanzfest.ch/winterthur.

Z. Cakolli, duke ndjekur nga afër provat, tha:
“Të rinjtë dhe të rejat tona po na përfaqësojnë me krenari. Jemi të përgatitur me një program të pasur dhe presim fjalë të mira. Falënderojmë të gjithë anëtarët, prindërit dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur ndër vite. Ne nuk do të ndalemi, sepse kemi shumë për të treguar!”

Një falënderim i veçantë i shkon edhe shtetit zviceran për përkrahjen institucionale, si dhe ty Dashnim Hebibit dhe tash stafit të sam24.info – Swiss Albanian Media, që vazhdimisht përcjellin punën e palodhshme të SHKA “Dardania”.

SH.K.A. “DARDANIA” – 30 VITE TRADITË, KRENARI DHE PËRFAQËSIM I DENJË NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Artikujt e fundit

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është...

Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është...

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Në Shqipëri vazhdon rënia e popullsisë

INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme...

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është...

Berat Gjimshiti, paratë ose rekordin?

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është...

Mbi 200 mijë kërkesa të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur një interes...

Emmanuel Macron e falënderon në shqip Edi Ramën

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, pas qëndrimit në Tiranë ku...

Diskoteka La Nuit elektrizohet nga DJ Dasul – Thirrje për të votuar Shqipërinë në Eurovision

Nga: Dashnim HEBIBI, Wohlen Atmosfera rinore në një nga diskotekat...

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion për Shqipërinë

Shqiptarë, kudo në Europë! Votoni kodin 26 në Eurovizion...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm