Një natë magjike pritet të jetë sonte finalja e edicionit të 69-të të këngës në Eurovizion 2025. 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovizionit për të garuar për trofeun e madh. Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, do të performojë e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.
Pas një performance shpërthyese në gjysmëfinalen e parë në Bazel të Zvicrës, Shqipëria me këngën “Zjerm” pritet të përcjellë emocione të mëdha. Me një përzierje të ritmeve moderne elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” solli në këtë edicion të Eurovizionit një tingull modern dhe krejtësisht autentik.
Në natën finale nuk do të mungojnë surprizat dhe spektakli. Mimo, përfaqësuesi i Zvicrës vitin e kaluar, i cili fitoi Eurovizionin, do të ngjitet në skenë ku do të performojë projektin e tij më të ri muzikor.
Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale do t’u bashkohet edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker, njofton rtsh.
Nata finale e 17 majit do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH 1, RTSH Muzik dhe Radio Tirana 1.
Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote
Renditja e këngëve në natën finale:
- Norvegjia
- Luksemburgu
- Estonia
- Izraeli
- Lituania
- Spanja
- Ukraina
- Britania e Madhe
- Austria
- Islanda
- Letonia
- Holanda
- Finlanda
- Italia
- Polonia
- Gjermania
- Greqia
- Armenia
- Zvicra
- Malta
- Portugalia
- Danimarka
- Suedia
- Franca
- San Marino
- Shqipëria