12.7 milionë zemra për Paqen në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin

“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, por plot domethënie, Papa Leo XIV bëri debutimin e tij në platformën sociale Instagram, duke shënuar një tjetër moment historik në rrugëtimin dixhital të Selisë së Shenjtë.

Brenda pak orësh nga publikimi i postimit të tij të parë, Papa i ri arriti të tejkalojë 12.7 milionë ndjekës, duke e bërë atë një nga liderët fetarë më të ndjekur në rrjetet sociale në kohë rekord.

Ky hap i rëndësishëm vjen si një vazhdim i përpjekjeve të Vatikanit për të qenë i pranishëm në jetën e përditshme të besimtarëve, në një epokë kur komunikimi dhe ndikimi ndodhin gjithnjë e më shumë përmes ekraneve. Hyrja e Papa Leo XIV në Instagram ndjek gjurmët e Papa Benediktit XVI, i cili në vitin 2012 hapi profilin e parë papnor në Twitter – një akt që në atë kohë u konsiderua guximtar dhe novator. Pasardhësi i tij, Papa Françesku, jo vetëm që vazhdoi këtë traditë, por e thelloi ndjeshëm lidhjen me publikun përmes mënyrave më pak tradicionale: selfie me të rinjtë, telefonata direkte me besimtarët, por edhe kritika të hapura ndaj përdorimit të tepërt të teknologjisë, veçanërisht të telefonave inteligjentë. Ai vazhdimisht ka theksuar rëndësinë e dëgjimit dhe kontaktit njerëzor, një mesazh që përsëriti edhe pak kohë para largimit të tij nga pontifikati: “Të mësosh të dëgjosh ndihmon paqen.”

Aktualisht, profili @Pontifex, që administrohet nga Vatikani dhe përfshin postime në disa gjuhë, ka arritur në 52 milionë ndjekës, duke u bërë një nga zërat më me ndikim globalisht në rrjetet sociale. Me ardhjen e Papa Leo XIV, pritet që kjo prani të forcohet edhe më tej, duke sjellë një Kishë më të lidhur, më të pranishme dhe më të hapur ndaj brezave të rinj, por gjithmonë e kujdesshme në përçimin e mesazhit të saj shpirtëror dhe etikës së dialogut. Ky zhvillim përforcon vizionin e një papati modern, që e kupton fuqinë e komunikimit digjital jo si një rrezik, por si një mundësi për të mbjellë shpresë, dialog dhe paqe në një botë gjithnjë e më të ndarë dhe të mbingarkuar nga informacionet. Debutimi në Instagram është më shumë se një postim – është një sinjal se Kisha dëshiron të dëgjojë, të flasë dhe të jetë aty ku është njerëzimi: edhe në hapësirat virtuale.

Për besimtarët dhe ndjekësit në mbarë botën, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë mesazhet e ardhshme të Papës së ri dhe si do të shfrytëzohet kjo platformë për të ndërtuar ura dhe për të përçuar frymën e dashurisë, mëshirës dhe bashkëjetesës. /rtvora/

Artikujt e fundit

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

Bisedimet në Stamboll-Trump: Lufta në Ukrainë nuk zgjidhet pa u takuar unë dhe Putini

Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë...

Njoftim: Promovim libri nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit...

Më 1923 Faik Konica dha doreheqjen: Populli shfaqi dëshirën për ndryshime

Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm