Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për të marrë pjesë ditën e nesërme për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë.

Zelensky u prit në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pasi presidenti ukrainas mbërriti direkt nga Turqia, ku gjatë ditës së sotme u prit në një takim nga presidenti Recep Tayyip Erdogan teksa të premten do të mbahen në Stamboll negociatat mes përfaqësuesve të delegacioneve të Ukrainës dhe atyre rusë.

Ndërkaq, më parë në kryeqytet kanë mbërritur edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa (i cili zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama), kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri polak Donald Tusk, kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.

Të premten, Tirana do të mirëpresë Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, ku do të jenë të pranishëm në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej” nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës,...

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin...

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës,...

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin...

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm