Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) – një organizatë e madhe humanitare – njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet e ndihmës në gjashtë vende, ndër to edhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndërprerë financimin e tij.

SHBA-ja është donatori i dytë më i madh i DRC-së, e cila njoftoi gjithashtu se do t’i mbyllë edhe 650 vende të tjera pune. DRC-ja, e cila ofron ndihmë për refugjatët dhe të zhvendosurit nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore, tha se tkurrja e ndihmës amerikane do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panumërta”.

“Shkalla e krizës së tanishme të financimit kërkon që DRC-ja të përshtatet, të rinovohet dhe të përgatitet për një botë ku ndihma amerikane nuk do të rikthehet më”, thuhet në komunikatën e grupit danez.

“Humbja e partnerit tonë të dytë më të madh të financimit do të thotë zvogëlim të pranisë sonë globale; mbi të gjitha, është një goditje për miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet, fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike”, theksoi grupi.

Rreth 20 për qind e buxhetit të DRC-së vinte nga SHBA-ja. Vendet e tjera ku DRC-ja po i përfundon programet përveç Kosovës janë edhe Burundi, Republika Qendrore Afrikane, Gjeorgjia, Meksika dhe Tanzania. DRC-ja do të mbetet e pranishme në 28 vende të tjera, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin...

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit “Maserati: The Brothers”

Al Pacino i bashkohet kastit të filmit biografik të...

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

Bisedimet në Stamboll-Trump: Lufta në Ukrainë nuk zgjidhet pa u takuar unë dhe Putini

Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm