Ka mbërritur në Shqipëri, në vizitën e tij të parë zyrtare Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Takimin e parë në Tiranë, Starmer e ka nisur me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Ky i fundit ka pritur Starmer dhe delegacionin që shoqëronte kryeministrin britanik, e ku pas fotos e shtrëngimit të duarve, kanë vijuar me takimin në ambientet e Presidencës.
Pas takimit me Begajn, Starmer u prit në një ceremoni zyrtare edhe nga Kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit “kokë më kokë”.
Ndërkaq, kreu i shtetit, Bajram Begaj do të takojë gjatë kësaj të enjte edhe dy delegacione të tjera. Kësisoj, në orën 12:00, Presidenti Begaj do të presë në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Feridun Sinirlioğlu, dhe delegacionin që e shoqëron.
Pak orë më vonë, në 15:30 kreu i shtetit do në një takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe delegacionin që e shoqëron atë.
Ditën e sotme, liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Shqipëri në kuadër të samititi të Komunitetit Politik Europian të 16 majit i cili do të mbahet në Shtëpinë e Europës të zhvendosur në Sheshin Skënderbej, njofton rtsh.