Kur një popull bëhet peng i një kryeparlamentari që nuk ekziston

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt


Marrezi parlamentare në versionin XVI
Në një Kosovë që çdo ditë e më shumë po i afrohet një zone gri të paqartësisë institucionale dhe degradimit të logjikës politike, ngjarjet e fundit në Kuvendin e Republikës janë fotografia më brutale e kësaj agonie të heshtur. Kosova ka arritur të bëjë historinë, një histori të turpit institucional: të ekzistojë pa Kryeparlamentar. Në këtë realitet absurd, ku rregulloret dhe ligjet janë kthyer në shaka të trishtueshme
për popullin, Kuvendi i Kosovës po shfaqet si një teatër grotesk provincial, ku spektakli i radhës është më i mjerë dhe më i zbrazët sesa ai i mëparshmi. Po luhet një shfaqje e re, me aktorë të vjetër dhe skenarë të konsumuar: të gjithë duan të jenë gjithçka. Kjo pozitë sot nuk është më simbol i përfaqësimit, por fushëbeteja e një lufte të pakuptimtë për egon, karrigen dhe pushtetin e brendshëm.

Institucione të penguara nga klanet

Ky Kuvend është kthyer në peng i kalkulimeve të vogla të grupeve të mëdha, ku secili numëron deputetët si topa shahu, ndërsa populli ka kohë që është përjashtuar nga loja. Në këtë arenë, nuk ka më ide, nuk ka më platforma, nuk ka më përfaqësim, ka vetëm kalkulim të ftohtë për të mos lënë askënd të ngrihet, vetëm për hakmarrje politike dhe për ruajtje të interesave klanore.

Deputetët: Një klasë politike që s’mund të fshihet më pas procedurave


Çdo deputet që sot hesht, çdo lider që përllogarit heshtjen si strategji, mbart po aq përgjegjësi sa ata që hapur luajnë këtë marrezi. Në një demokraci të vërtetë, mungesa e kokës institucionale është dështim kolektiv, jo vetëm teknik. Është dështim moral. Kjo klasë politike s’mund të fshihet më pas procedurave e rregulloreve, ata po luajnë me dinjitetin institucional të Republikës dhe me vetë themelet e demokracisë që
gjoja po e mbrojnë.

Marrezia si eksport kosovar
Kosova ka ditur të eksportojë talent, sport, kulturë dhe krenari në botë. Por sot, po eksportojmë modelin e një demokracie të penguar, të rrëmujshme, të grindjeve permanente, të institucioneve të bllokuara nga egot e liderëve të vegjël që ëndërrojnë karrige të mëdha. Ky është eksporti më i keq që mund t’i bëjmë botës. Ky është mësimi më i keq që mund t’ia japim brezave të rinj.

Në këtë version të XVI-të të marrezisë parlamentare, Kosova është shndërruar në laboratorin e absurdës institucionale, ku përfaqësimi është shndërruar në karikaturë dhe politika në një lojë të ulët të vetëposhtërimit kombëtar. Nëse këtë popull nuk e ofendon më as kriza, as marrezia, atëherë jemi në prag të humbjes më të rrezikshme: humbjes së ndjeshmërisë kolektive ndaj të keqes që na sundon.

Enkas për SAM24.info

Artikujt e fundit

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Zhvillohet Gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit

Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e...

Samiti i Komunitetit Politik Europian, presidenti ukrainas Zelensky mbërrin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e...

I jashtëzakonshmi Yamal, Barcelona kampion i ri i Spanjës

Lamine Yamal padyshim që e la në gjumë skuadrën...

Ambasadori Mentor Latifi ligjëron para studentëve të Universitetit të Bernës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e...

Jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare

Dje mbasdite më 14 maj 2025 ora 18:00' Shtëpia...

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga...

Bisedimet në Stamboll-Trump: Lufta në Ukrainë nuk zgjidhet pa u takuar unë dhe Putini

Donald Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë...

Njoftim: Promovim libri nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit...

Më 1923 Faik Konica dha doreheqjen: Populli shfaqi dëshirën për ndryshime

Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm