Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z, Mentor Latifi, priti në takim kryetarin e komunës Muri bei Bern, z. Jan Köbeli, dhe kryetarin e parlamentit komunal, z. Hilmi Gashi.
Gjatë takimit, z. Köbeli shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të komunitetit shqiptar në komunën e tyre, duke theksuar integrimin e suksesshëm dhe pjesëmarrjen aktive në jetën publike. Ai veçoi z. Hilmi Gashi si një shembull të angazhimit të vazhdueshëm, i cili tashmë gëzon besimin për të udhëhequr parlamentin komunal.
Ambasadori Latifi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve vendore, duke ofruar mbështetjen dhe gatishmërinë e Ambasadës së Kosovës për të fuqizuar më tej këtë partneritet.
SAM24.info