Trump ftesë Putin të takohen në Turqi për marëveshjen e paqes: Kjo është një mundësi

Gjatë udhëtimi nga Riadi drejt Dohas, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e paqes për konfliktin në Ukrainë që do të mbahen në Turqi, nëse edhe Presidenti rus Vladimir Putin pranon të marrë pjesë.

“E di që Putin do të donte që unë të isha atje dhe kjo është një mundësi. Nëse do të mund ta përfundonim luftën, do ta mendoja seriozisht këtë,” u shpreh Trump për gazetarët gjatë fluturimit. I pyetur nëse është i informuar për pjesëmarrjen e homologut rus, Trump shtoi: “Nuk e di nëse ai do të merrte pjesë nëse unë nuk jam atje.”

Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e nesërm në Turqi, i cili pritet të sjellë në tryezë përfaqësues të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe ndërmjetës ndërkombëtarë.

Bisedimet e Turqisë janë cilësuar si një përpjekje e re për të çuar përpara procesin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Pjesëmarrja e Trump dhe e Putinit në këtë takim do të përfaqësonte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e konfliktit, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Ja 140 emrat e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 11 majit

Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe...

Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste në...

Presidentja Osmani pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Është privilegj t’i shërbesh këtij komuniteti…

Nga: Gino Mulliqi Jam i nderuar të ndaj se jam...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Donald Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilion dollarësh në Katar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim...

Ja 140 emrat e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 11 majit

Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe...

Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste në...

Presidentja Osmani pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Është privilegj t’i shërbesh këtij komuniteti…

Nga: Gino Mulliqi Jam i nderuar të ndaj se jam...

Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…

Nga: Dr. Dorian Koçi Shtegtimi i vargut dhe filozofisë naimiane...

Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…

Nga: Lazer Stani Unë jam rritur në një shoqëri aksiomatike,...

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve

Holanda është renditur si vendi më i mirë për...

Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë asnjëherë krimet e kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrat...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm