Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar me anë të një postimi në X kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 11 maj.
Ajo shprehet se Shqipëria ka bër ënjë përparim të madh drejt BE ndërsa shton se mezi pret që përgëzimet t’ia bëj personalisht kryeministrit Rama në Samitin që do të mbahet në Tiranë.
“I dashur Edi Rama , urime per fitoren tuaj elektorale! Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE! Mezi pres t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”,-tha Von der Leyen, njofton euronewsal.