Miliarderi amerikan Jeff Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sánchez, janë në qendër të vëmendjes globale teksa përgatiten për një nga dasmat më të përfolura të vitit. Sipas raportimeve të fundit, çifti ka zgjedhur qytetin romantik të Venecias për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë sa luksoze, aq edhe jo e zakonshme.
Një teatër i hapur, jo një kishë
Në vend të një kishe tradicionale, Bezos dhe Sánchez kanë zgjedhur një teatër të hapur dhe të restauruar në një vendndodhje ende të pazbuluar në Venecia. Sipas burimeve nga The Sun, vendi i ceremonisë është rezervuar për dy javë në muajin qershor, duke përfshirë datat rreth 24 dhe 26 qershor, kur besohet se do të mbahet ceremonia.
Yje të muzikës në dasmë – Elton John dhe Lady Gaga
Çifti ka vendosur të thyejë çdo standard edhe me artistët që do të performojnë në dasmë. Mediat e huaja raportojnë se Elton John dhe Lady Gaga do të jenë të ftuar specialë që do të argëtojnë të pranishmit me një performancë të jashtëzakonshme. Thuhet se ishte vetë Lauren Sánchez që insistoi për pjesëmarrjen e tyre, duke i dhënë dasmës një shkëlqim hollivudian.
Suitë prej 11,600 dollarësh nata
Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kanë rezervuar suitën Grand Canal në hotelin luksoz Aman Venice, e njohur si më e madhja dhe më e shtrenjta e hotelit, me një kosto prej 11,600 dollarë për një natë. Dhomat për miqtë janë gjithashtu të rezervuara në hotele elitare si Gritti Palace, ndërsa në listën e të ftuarve bëjnë pjesë emra si Oprah Winfrey, Kardashianët, Leonardo DiCaprio, Eva Longoria, Orlando Bloom dhe Katy Perry.
tmosferë festive në Venecia
Sipas mediave britanike, gjithë qyteti është “në ethe” nga ardhja e çiftit dhe organizimi i ngjarjes. “Të gjithë flasin për dasmën, nga shoferët e varkave tek punonjësit e hoteleve,” tha një burim lokal për Daily Mail.
Kjo dasmë pritet të bëhet një nga më të komentuara jo vetëm për shkëlqimin dhe buxhetin marramendës, por edhe për mënyrën si po e ndërthur romantikën me ekstravagancën, në një nga qytetet më ikonike të botës./GT