Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 42,492 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 22,481 vota.
Diferenca mes palëve është mbi 20 mijë vota. Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 6670 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 2781 vota.
Rezultatet paraprake
PS – 42,492 vota
PD – 22,481 vota
Nisma SHB- 6670 vota
Mundesia – 2781 vota
Bashkë – 2067 vota
PSD – 880 vota