Gjurmë që s’i fshin koha

Nga: Dr. Sali SEFA, Ish-Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih

13 Maj 2025 – Krisma e pushkës së Nebih dhe Tahir Mehës, që u dëgjua para 44 vitesh në zemër të Drenicës, nuk është shuar asnjëherë. Ajo nuk ishte thjesht një e shtënë — ishte një klithmë lirie, një kushtrim për dinjitet, një zë që kërkonte drejtësi dhe që nuk pushoi së jehuari në ndërgjegjen tonë kombëtare.

Ishte një mëngjes i rëndë, i zymtë, në garazhin e Shtëpisë së Shëndetit, pranë stadiumit të Prishtinës.

Dita nisi me një heshtje të frikshme.

Lajmi për atë që kishte ndodhur në Prekaz përhapej si rrufe që çahet në heshtje — vesh më vesh, me zëra të ulët, nga frika e kohës kur edhe fjala të kushtonte.

U nisa ngadalë, me çantën time të zezë trekëndëshe – simbol i përkushtimit tim, i profesionit që mbartja me nder.

Në të s’mungonte asgjë: as skalperi, as barërat, por mbi të gjitha, as përkushtimi.

Atë ditë më priste rruga për në tri ambulanca: Koliq, Keqekollë dhe Dabishevcë.

Takimi ishte te garazha. Shoferi, Sasha, më priste aty, në atë dhomë gjysmë të errët, ku gjithçka mbulohej nga tymi i duhanit e nga heshtja e rëndë.

Të gjithë flisnin për pushkën që kishte krisur larg, por askush nuk guxonte të përmendte emrin e Prekazit.

Frika i kishte bërë njerëzit të mbyllur, pasiguria sundonte gjithçka.

Isha i ri. Dhe i papërmbajtur.

Kur dikush nisi të qante për milicët e vrarë, nuk durova më dhe me zemërim thashë troç:

“Çka lypnin tenkat e milicët atje?!”

Menjëherë, nga krahu më tërhoqi dispeçeri i Shtëpisë së Shëndetit, burri i urtë, i respektuari Abaz Kosumi.

“Eja dajës,” më tha.

“Kam diçka për ty.”

“Daja Abaz,” – i thashë, si gjithmonë – “a nuk po e dëgjon çfarë po flet ky far horri?”

Më pa drejt, qetë, por me forcën e një besimi të madh, dhe më tha:

“Dëgjo dajës. Një jetë të tërë i kam pasur këta mbi shpinë. Duhet të jemi të mençur – të mbahemi, të ruhemi, të shkollohemi… por kurrë, kurrë të mos e ndalim pushkën e lirisë!”

Më caktoi Sashën si shofer dhe më përsëriti urtinë e tij:

“Kujdes – edhe muret kanë veshë!”

Gjatë rrugës, Sasha përpiqej të më provokonte me humor, si me të qeshur e si me tallje, duke përmendur demonstratat e marsit e prillit të ’81-shit.

Më tregonte si kishin provuar të dallonin shqiptarët nga serbët:

“Nëse thotë ‘dhija’ është shqiptar, nëse thotë ‘llija’ është serb.”

Ai e shqiptonte siç duhet – “dhija” – dhe kishte kaluar pa u zbuluar.

Por ajo ditë nuk ishte ditë humori.

Krisma e pushkës së Nebih dhe Tahir Mehës kishte ngulur rrënjë.

Ajo krismë ishte bërë zë i gjallë që thërriste lirinë.

Dhe nga ajo krismë u ngjiz një tjetër pushkë, që tronditi themelet e okupatorit —

Po në atë Prekaz, u ngrit Komandanti Legjendar Adem Jashari, që me të bijtë dhe të afërmit vulosën epopenë e lavdisë.

Sot, me përulësi përulem përpara figurës së profesionistit, sportistit dhe atdhetarit Abaz Kosumi — një njeri që me urtinë e tij më mësoi se lufta e vërtetë bëhet me mençuri, por pushka e lirisë kurrë nuk duhet harruar.

Lavdi e përjetshme heronjve të pushkës: Nebih dhe Tahir Meha!

Lavdi përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Artikujt e fundit

24 vjet pa heroin e Kosovës Lindore, Mitat Musliu

Nga: Dashnim HEBIBI Kujtim dhe nderim për dëshmorin që ia...

Shoqata “Gjergj Kastrioti” – një shembull frymëzues i ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në Zvicër

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Dietikon Intervistë me z. Agim Pepaj, kryetar...

Afshi i tokës së shkelur

Nga: Dashnim HEBIBI Afshi i tokës së shkelur Çasti për të...

Mesfushori shqiptar i Zvicrës në garë për “Futbollistin e Vitit” në Belgjikë

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, ka luajtur...

Kundërsulm i PSG ndaj Mbappe, i kërkon 98 milionë euro

Beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe vazhdon pa...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

24 vjet pa heroin e Kosovës Lindore, Mitat Musliu

Nga: Dashnim HEBIBI Kujtim dhe nderim për dëshmorin që ia...

Afshi i tokës së shkelur

Nga: Dashnim HEBIBI Afshi i tokës së shkelur Çasti për të...

Mesfushori shqiptar i Zvicrës në garë për “Futbollistin e Vitit” në Belgjikë

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, ka luajtur...

Kundërsulm i PSG ndaj Mbappe, i kërkon 98 milionë euro

Beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe vazhdon pa...

Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në një prononcim...

Përjashtimi i tifozëve nga Kosova për Shqipëri-Serbi? Reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj një...

BE njeh zgjedhjet e 11 majit: Proces transparent, por klima e polarizuar!

Bashkimi Europian në qëndrimin e parë për zgjedhjet e...

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025 

Shndrin Shkodra Elektronike, shkon në finalen e madhe të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm