Prof. Dr. Fadil Çitaku i bashkohet Këshillit Redaktues të SAM24.info

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

Qendra Mediale Shqiptare SAM24.info zgjerohet me një tjetër personalitet të shquar. Profesor, shkencëtar dhe vizionar, Prof. Dr. Fadil Çitaku është bërë anëtari i tretë i Këshillit Redaktues Përkrahës, një trup këshillimor që synon të forcojë bashkëpunimin mes diasporës dhe atdheut.

Një mirëseardhje e përzemërt për një figurë me peshë

Me shumë respekt dhe vlerësim, i urojmë mirëseardhje Prof. Dr. Çitakut në këtë mision të përbashkët. Puna e tij, përvoja dhe këshillat do të jenë thelbësore për të rritur besueshmërinë, profesionalizmin dhe ndikimin e platformës mediatike SAM24.info, duke e bërë atë një zë edhe më të fuqishëm për komunitetin shqiptar në mërgatë.

Në vazhdim, Këshilli Redaktues Përkrahës pritet të zgjerohet edhe më shumë me personalitete të spikatura nga diaspora dhe trojet shqiptare, të cilët do të kontribuojnë në ndërtimin e urave të forta të bashkëpunimit me vendet pritëse.

Një platformë e pavarur për një diasporë të fortë

SAM24.info, me seli në Dietikon të Zvicrës, po hyn në një fazë të re zhvillimi. Në fund të qershorit pritet të lançohet edhe revista online, e cila do të ofrojë përmbajtje cilësore me abonim, duke ruajtur pavarësinë nga interesat materiale. Synimi është i qartë: promovimi i gjuhës shqipe, traditave dhe forcimi i lidhjeve kulturore me atdheun.

Këshilli Redaktues Përkrahës – Vlerat dhe Misioni

Këshilli mbështetet në parime të forta si:
• Etika profesionale dhe paanshmëria;
• Përkushtimi ndaj të mirës së përbashkët;
• Jo-politik, jo-racor dhe jo-fetar;
• Promovimi i fjalës së lirë dhe të ndershme;
• Krijimi i hapësirave për kritikë konstruktive dhe ide të reja;
• Mbledhja vjetore mundësisht për vlerësimin e rrugëtimit mediatik;
• Ngritja e urave të bashkëpunimit me shtetet pritëse.

SAM24.info mbetet një platformë e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë me vizion, integritet dhe përgjegjësi.

Profili i Prof. Dr. Fadil Çitakut – Një udhëtim prej vizionari

Prof. Dr. Fadil Çitaku është një prej emrave më të njohur në fushën e lidershipit dhe inteligjencës emocionale. Ai është themelues dhe CEO i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS) dhe Kryetar Nderi i IPAK.

Kontributet e tij shkencore dhe profesionale janë të pranishme në mbarë botën. Ka publikuar pesë libra shkencorë profesionalë, përfshirë dy modele të Neurolidershipit, të cilët sot janë pjesë e kurrikulave në universitete si Stanford, Harvard etj. Gjithashtu, Academy of Leadership Sciences Switzerland është pioniere dhe lidere në avancimin e kësaj fushe të re të lidershipit – Neurolidership.

Me një karrierë që përfshin mbi 60,000 ligjërata në arsimin e lartë, kryesisht në Zvicër dhe shumë vende të tjera, Prof. Dr. Çitaku ka ndikuar në formimin e brezave të tërë studiuesish dhe profesionistësh.

Ai është shembulli i një lideri vizionar dhe të përkushtuar, që mbetet gjithmonë i lidhur me rrënjët e tij. Kosova dhe identiteti shqiptar kanë qenë gjithmonë në qendër të misionit të tij, duke dëshmuar se dija fiton vlerën më të madhe kur i kthehet shoqërisë për të mirën e përbashkët.

Të kemi Prof. Dr. Fadil Çitaku është privilegj dhe sfidë njëkohësisht. Privilegj për mundësinë të mësojmë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme dhe sfidë për ta përmbledhur madhështinë e kontributit të tij në pak fjalë.

Le të ecim përpara së bashku – për një medie të lirë, një diasporë të fortë dhe një të ardhme më të ndritur.

SAM24.info
 

Artikujt e fundit

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Nënshkruhet Marrëveshja CISMOA ndërmjet FSK dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

E konfirmon Ancelotti: Më 26 maj do të jem trajner i Brazilit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se...

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar...

Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe sivjet

Pasi përfundimisht Kosova mbeti edhe sivjet jashtë agjendës së...

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të...

BALFIN AUSTRIA: 100 milionë euro investime

Alban Caslli, Drejtor i Balfin Austria, ndan detaje rreth...

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm