Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive. Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë me një rezultat bindës, duke marrë 52.49% të votave të vlefshme në rang kombëtar, që përkthehen në 506,129 vota.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 34.11% të votave, ose 328,932 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit. Ky rezultat e pozicionon opozitën si forcën e dytë politike në vend, me një diferencë të ndjeshme nga PS, por gjithashtu me një distancë të madhe nga partitë e tjera më të vogla. Forca e tretë politike në vend sipas votës së përgjithshme rezulton të jetë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar deri më tani 3.62% të votave, që përkthehen në rreth 34,931 vota. Mjaft pranë saj, në vend të katërt, qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3.53% të votave, ose 34,066 vota.

Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar 2.87% të votave, ose 27,716 vota në total, duke lënë pas forca të tjera më të vogla politike. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.33% të votave (12,855 vota), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka siguruar 1.24% (12,001 vota). Subjektet e tjera si Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me përqindje minimale nën 1%.

Bazuar në këtë përqindje të votës dhe skemën aktuale të ndarjes së mandateve, Partia Socialiste projektohet të sigurojë 82 mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Ndërsa koalicioni PD-ASHM pritet të ketë 52 mandate, një shifër që konfirmon rolin e saj si forca kryesore opozitare.

Nga 6 mandatet e mbetura, tre pritet t’i shkojnë Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga një mandat projektohet të fitojnë Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA Në fundin e shekullit XIX, kur rilindësit shqiptarë...

Flick arrin marrëveshje të re me Barcelonën

Hansi Flick thuhet se ka rënë dakord me të...

Atalanta me Beratin mundën Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

Atalanta ka siguruar matematikisht vendin e tretë në Serie...

Osmani pranon Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar...

Mos u dorëzoni! Shqipëria ka ende shpresë

Nga Sahit Muja, New York Mos u demoralizoni! Opozitë, mos...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë Shqipërinë

Kur janë numëruar 3330 Qendra Votimi nga 5225 në...

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm