Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar, deri në orën 18:00, ka qenë 41.29%, një shifër kjo pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 45.41%, të rreth 3,6 milion zgjedhësve që ishin thirrur për të votuar.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, do të mbeten hapur vetëm ato qendra votimi, ku vihet re se ka ende një numër zgjedhësish që janë në rradhë për të votuar.

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithsisht e qetë, me disa incidente sporadike në zona të veçanta. Janë ndaluar nga policia dhe janë referuar për hetime të mëtejshme në SPAK edhe disa shtetas si dhe figura politike me akuza për fotografim të votës dhe publikimit të saj në rrjetet sociale, kanosje ndaj votuesve, dhunim të komisioneri në qendrat e votimit etj.

Pas mbylljes së kutive të votimit, ato mbi bazën e dokumentacionit përkatës dërgohen nëpër KZAZ ku pas marrjes në doerëzim do të fillojë edhe  procesi i numërimit të votave.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda 48 orëve, fillimisht për partitë politike dhe koalicionet dhe më pas numërimi do të vijojë për kandidatët për deputetë që garuan mbi bazën e listave të hapura.

E reja në këto zgjedhje ishte dhe pjesëmarrja e diasporës në votim, proces ky që ndodh për herë të parë. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora  morën fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet”, komentoi Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.  

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit i monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të ishte në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës: 2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase; 925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare; 2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër; 54 media vendase dhe të huaja, ishin në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

1 shekull zgjedhje në Shqipëri: Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina arritën një...

10 aktorët më të pasur në botë

Së fundmi është publikuar lista e fundit e aktorëve...

Vetëm popujt e informuar mund të bëjnë zgjedhje të lira

Papa Leon XIV bëri thirrje për gazetari "paqebërëse", duke...

Ambasadori Kapiti takon Asambleisten e Camden-it

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar,...

neoFILMS prezanton “Minibeast” dhe “ZHAK” në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes

Shtëpia filmike neoFILMS, e njohur për prodhimin e animacioneve...

Ramën duhet shpallur mbret të Shqipërisë!

Nga Kim Mehmeti Është e ‘frikshme’ dhe shumë domethënëse fitorja...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm