Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më 11 maj për të vendosur se kush do ti qeverisë dhe përfaqësojë në Kuvend katër vitet e ardshme.

Për herë të parë, emigrantët patën të mundësinë të shfytëzojnë të drejtën nga vendet ku jetojnë e punojnë përms votimit me postë.

Rreth 3.7 milionë shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku do të përcaktohet forca politike që do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 114,642 qytetarë do të votojnë për herë të parë, ndërsa 1,081 shtetas janë të përjashtuar nga procesi për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Për herë të parë në historinë zgjedhore të Shqipërisë, lista apërfshijnë dy kategori votuesish: ata që jetojnë brenda territorit të vendit dhe qytetarët që banojnë jashtë tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se brenda Shqipërisë do të hapen 5,225 qendra votimi të shpërndara në të 12 qarqet.

Procesi i votimit do të hapet në orën 07 00 të mëngjesit të së dielës dhe do të mbyllet në orën 19 00.

Ndërkohë, diaspora shqiptare ka ushtruar të drejtën e votës përmes postës, duke dërguar fletët e votimit nga banesat e tyre në vendet ku jetojnë.

Fletët e votimit të ardhura nga jashtë janë depozituar në Parkun Olimpik në Tiranë dhe do të numërohen pas përfundimit të votimit në territorin shqiptar.

Shqipëria është ndarë në 12 zona zgjedhore, me numrin e mandateve që varion nga 3 në Qarkun e Kukësit deri në 37 në Qarkun e Tiranës .

Në garën për votën e shqiptarëve janë 53 parti politike, që garojnë të vetme ose si pjesë e 3 koalicioneve parazgjedhore, me numër të lartë kandidatësh për shkak të listave pjesërisht të hapur.

një e treta e kandidatëve janë të renditur në një listë preferenciale, ndërsa pjesa tjetër i nënshtrohen votës preferenciale të votuesve, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se India...

Çka tha Isa Hajdari për 30 vitet e tij në Spitalin Universitar të Cyrihut?

Zürich, 10 maj 2025 – Në një intervistë të...

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se India...

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm